Lajme
I nxehti ekstrem në Evropë: Italia lëshon alarm të kuq në 15 qytete
Vala e të nxehtit në Evropë, alarmi i kuq në 15 qytete italiane, shtetet që do të preken më shumë
Bëhet e ditur se alarmi i kuq është lëshuar në 15 qytete të Italisë, pasi vapa ekstreme vazhdon të prekë Evropën Jugore. Alarmet, të cilat tregojnë rrezik dhe për njerëzit e shëndetshëm, zbatohen për pikat e nxehta turistike, duke përfshirë Romën, Firencen dhe Bolonjën, përcjell albinfo.ch.
Qeveria italiane ka këshilluar këdo në zonat e prekura nga alarmi i kuq që të shmangë rrezet e diellit direkte nga ora 11:00 deri në orën 18:00 dhe të kujdeset veçanërisht për të moshuarit ose personat vulnerabël.
Javën e ardhshme pritet që të arrijnë temperatura rekord në Evropë me afrimin e një vale tjetër të të nxehtit. Agjencia Evropiane e Hapësirës thotë se pritet që Italia, Spanja, Franca, Gjermania dhe Polonia të përjetojnë një të nxehtë ekstrem.
Temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në Evropë ishte 48.8 gradë Celsius në Siçili në gusht 2021, dhe parashikimet thonë se nivele të ngjashme mund të arrihen këtë javë.
Edhe Shqipëria është prekur këtë javë nga vala e të nxehtit ekstrem me temperatura që kanë arritur në maksimumet e tyre në 40°C.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












