Shëndetësi

I pari mashkull me profesion mami në Kosovë

Në sallën operative të gjinekologjisë së QKUK-së, punon mamia i parë mashkull. Liburni është prind i një vajzë 2-vjeçare për të cilën kujdeset më ndryshe se baballarët tjerë, raporton “Radio Evropa e Lirë”.

Zakonisht në këtë profesion punojnë gratë, por kjo nuk është aspak problem për Liburnin, përcjell albinfo.ch.

Ai tregon për veçoritë në këtë profesion, sidomos në Kosovë, dhe si është përkujdesur për vajzën e tij që nga lindja e saj.