Lajme
I refuzohet nënshtetësia gruas që pas 20 vitesh rezidente nuk e njihte gjuhën
![](https://www.albinfo.ch/wp-content/uploads/2018/11/pasaportat-ch-587x352-587x352.jpg)
Kryebashkiaku i Pontoglios e cila ndodhet në provincë e Breshias, i ka mohuar nënshtetësinë një gruaje me origjinë marokene, banuese në Itali prej 21 vitesh, shkruan il messaggero.it.
Me një postim të gjatë në rrjetet sociale, kryebashkiaku Alessandro Pozzi shpjegoi se “ishte një gjest respekti i detyrueshëm ndaj shtetasve me origjinë të huaj që u bënë italianë dhe u integruan në komunitetin tonë”.
“Kjo zonjë, rezidente në Itali që nga viti 2003 (21 vite), fatkeqësisht ka treguar jo vetëm se nuk zotëron nivelin minimal të njohurive të gjuhës italiane, por edhe më shqetësuese gjatë ceremonisë ka shfaqur vështirësi në kuptimin e kërkesa për të dhënë betimin e kërkuar me ligj”, shkruan ai.
“Si përfaqësues e juaji, edhe së pari si funksionar publik, kam për detyrë të dëgjoj betimin e zonjës. Pas tre kërkesave, ajo as mundi ta shqiptonte atë”, theksoi kryebashkiaku.
“Refuzimi i shtetësisë ishte një pasojë e pashmangshme”, shtoi ai.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët janë duke pritur deri në 2 orë në pikën Dheu i Bardhë Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës ...
-
Mërgimtarja e denoncon burrin për dhunë, e sulmoi pasi vendosi të shkojë në pushime me fëmijë
-
Besmir Hoxha, profesionist në fushën e energjisë në SHBA
-
Vazhdojnë ardhjet e mërgimtarëve, pritje në Merdar
-
Pritje të gjata në disa pikëkalime kufitare Kosovë-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nis një fushatë ndërgjegjësimi për përdorimin e dronëve Në Zvicër, dhjetëra mijëra njerëz zotërojnë drone. Por përdorimi i këtyre pajisjeve të drejtuara kërkon të...
-
Pse dështuan iniciativat për uljen e kostove shëndetësore në Zvicër?
-
Rrezik zjarri në pyje në kantonin e Valais-it
-
7 kilometra kolona përpara Gotthard-it
-
Roche – kompania më e vlefshme zvicerane, mposht Nestlé-n