Shkurt.ch
I varfër, çdo i 13-i zviceran
Shprehur me shifra, kanë qenë rreth 580 mijë veta ose thënë ndryshe, çdo i 13-i zviceran ka jetuar me të ardhur nën minimalen
Numri i të varfërve në Zvicër ka shënuar një zvogëlim simbolik në vitin 2011 nüe krahasim me vitin 2010. Nëse në vitin 2010, si të varfër janë konsideruar 7.9 për qind të zviceranëve, një vit më vonë, të tillë mund të konsiderohen 7.6%. Shprehur me shifra, kanë qenë rreth 580 mijë veta ose thënë ndryshe, çdo i 13-i zviceran ka jetuar me të ardhur më të ulëta se sa janë të nevojshme për një jetesë mesatare. Siç bën të ditur Zyra Federale e statistikave, madje 130 mijë nga kategoria e të varfërve janë të punësuar.
Më të rrezikuarit nga varfëria janë familjet me një prind, personat me arsimim të ulët dhe të moshuarit. Këta të fundit megjithatë, mjaft shpesh zotërojnë pasuri nga puna e kryer deri në pensionim.
Varfëria në Zvicër megjithatë ka shënuar rënie për rreth 2 për qind.
Shkalla e varfërisë për gratë ishte 8.6 për qind më e lartë se ajo e meshkujve, që ishte 6.7 për qind. Personat e moshës 65 vjeç është raportuar me 16.1 për qind të një norme më të lartë të varfërisë sesa mesatarja.
Zvicra bën pjesë në mesin e vendeve me shkallën më të ulët të varfërisë së personave që marrin të ardhura nga puna.
Në vitin 2011, kufiri nga i cili një person është konsideruar i varfër ka qenë paga mujore prej 2200 frangash në muaj. Ndërsa familjet, këtë kufi e kanë kaluar kur, dy të rritur dhe dy fëmijë kanë jetuar me 4050 franga e më pak. Nga kjo shumë duhet të paguhen të gjitha shpenzimet e jetesës, banimi dhe sigurimet por jo edhe sigurimi shëndetësor.
Në përgjithësi në Zvicër konsiderohet se rreth një milion njerëz janë të rrezikuar nga varfëria.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













