Lajme
ICO mbyllet në shkurt 2012?
Në takimin e GND-së, që mbahet në korrik të këtij viti, mund të sillet vendimit që ICO-ja të mbyllet në shkurt të vitit 2012
Gjatë këtij viti është bërë reduktimi i personelit të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO). Kjo ka ardhur si rezultat i përmbushjes së pjesës më të madhe të Pakos së Ahtisaarit. Ndërkaq, udhëzimet e mëtutjeshme të Grupit Drejtues Ndërkombëtar (GDN) do të jenë vendimtare për përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.
Burimet ndërkombëtare i kanë thënë Kohës Ditore, se tkurrja e pranisë së ICO-s është pjesë e strategjisë për mbylljen e kësaj organizate, veprim ky që mund të korrespondojë me katërvjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Sipas gazetës në takimin e radhës të GND-së, që do të mbahet në korrik të këtij viti, mund të sillet vendimit që ICO-ja të mbyllet në shkurt të vitit 2012.
Zëdhënësi i ICO-s, Andy McGuffie ka pohuar se nuk mund të përcaktohet fundi i pavarësisë së mbikëqyrur meqë ende ka dispozita të rëndësishme të Pakos së Ahtisaarit që duhen përmbushur, dhe se këtë vlerësim mund ta bëjë vetëm GND-ja
E-Diaspora
-
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës Kolona deri në 1.2 kilometra në hyrje të Dheu i Bardhë, ndërsa në pikat e tjera... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi
Jeta në Zvicër
-
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane? A e dini se një kompani zvicerane kontribuoi në filmimin e uljes... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane











