Integrimi
Ik nga burgu shqiptari 25 vjeçar
Kontejnerët që shërbejnë si qeli burgu janë të vendosura në një sallë të madhe e të mbyllur, kështu që atij gjatë ikjes i është dashur të kalonte dy pengesa
Një shqiptar 25 vjeçar ka ikur nga burgu provizor, një kontejner në Liestal, kantoni Baselland, ku ndodhej në burgun për hetime, si i dyshuar për tregti me drogë. Siç bën të ditur drejtoria për siguri e kantonit, ai ka realizuar ikjen pa përdorur dhunë ndaj të tjerëve.
Me gjithë angazhimin e qenve policorë, hetuesit, deri në këtë orë ende nuk kane mundur t`i bien në gjurmë të ikurit. Pasi që ai duket të jetë lënduar gjatë ikjes, (janë gjetur gjurmë gjaku) për rastin janë njoftuar edhe spitalet e afërta.
Mbetet ende e paqartë mënyra se si i riu, i gjatë vetëm 1.64 m. ka mundur të ikë. Kjo është objekt i hetimeve të mëtejme.
Kontejnerët që shërbejnë si qeli burgu janë të vendosura në një sallë të madhe e të mbyllur, kështu që shqiptarit gjatë ikjes që ka ndodhur mbrëmë në orën 22 i është dashur të kalonte dy pengesa.
Sipas drejtorisë për siguri, kriteret e sigurisë në burgun e improvizuar do të ashpërsohen edhe pse ky do të jetë muaji i fundit para heqjes së tij, shkruan basellandschaftliche Zeitung.ch
Nga fundi i majit do të jetë e gatshme ndërtesa e burgut në Muttenz e cila do të zëvendësojë kontejnerët që ishin ngritur në Liestal në mungesë të vendeve për të burgosurit.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike











