Kosova
IKSHPK për virusin Chikungunya: Në Kosovë dhe në rajon nuk është raportuar asnjë rast
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, ka njoftuar se në kuadër të mbikëqyrjes së vazhdueshme të sëmundjeve ngjitëse, po përcjell me vëmendje zhvillimet sa i përket situatës epidemiologjike me virusin Chikungunya në nivel global, pas raportimeve për rritjen e numrit të rasteve në disa vende të botës.
Sipas njoftimit, ky virus është një sëmundje virale e transmetuar përmes pickimit të mushkonjave të infektuara, veçanërisht të llojeve Aedes aegypti dhe Aedes albopictus, transmeton albinfo.ch.
Kjo sëmundje nuk përhapet nga personi në person, por vetëm përmes mushkonjës që e bart virusin teksa bëhet e ditur se në Kosovë dhe në vendet në rajon nuk është raportuar asnjë rast i kësaj sëmundjeje.
Me qëllim të parandalimit dhe kontrollit të infeksionit, IKSHPK rekomandon qytetarët që, potencialisht, udhëtojnë në vendet ku janë regjistruar raste, që të zbatojnë masat parandaluese si në vijim:
Përdorni repelentë kundër mushkonjave
Mbuloni sipërfaqet e ekspozuara të trupit me rroba të gjata
Reduktoni ekspozimin ndaj mushkonjave
Nëse zhvilloni simptoma si ethe, temperaturë, dhimbje kyçesh, skuqje lëkure brenda dy javësh nga kthimi në vend, njoftoni mjekun dhe tregoni vendin e udhëtimit.
IKSHPK njofton se në kuadër të fuqizimit të kapacitete laboratorike, ka siguruar teste diagnostikuese për konfirmim të rasteve të dyshimta.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












