Lajme
ILir Meta po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër
Në kuadrin e vizitës që po i bën Zvicrës, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta në krye të një delegacioni parlamentar është pritur nga kryetari i Parlamentit të Zvicrës, Stephane Rossini. Në Pallatin Federal (selia e Parlamentit) është vendosur sot Flamuri i Shqipërisë krahas atij të Zvicrës në shenjë respekti dhe mikpritjeje për mysafirin e lartë nga Shqipëria.
Më herët sot kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta është pritur sot nga Kryetari i Bashkisë së Bernës Alexander Tschäppät. i cili ka shprehur me këtë rast ndjenjat më të ngrohta të miqësisë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
Kryetari i Kuvendit nga ana e tij shprehu kënaqësinë për këtë vizitë zyrtare në Zvicër, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe peshën e kontributin e komunitetit shqiptar në Zvicër. Meta po ashtu u shpreh se Zvicra përfaqëson një vend mik të veçantë për të gjithë shqiptarët dhe se shkëmbimi i eksperiencave dhe ekspertizës me qytetin e Bernës i kontribuon cilësisë së marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Zvicrës.
Sot pasdite kryetari Meta pritet edhe në Ambasadën e Kosovës në Bernë, nga ambasadori Naim Malaj.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta

















