Kultura
Ilira Gashi fiton zemrat e zviceranëve
Ilira Gashi është rikthyer sërish në skenë. Ajo ka publikuar këngën “Losing my mind” me reperin zviceran “Tarick One”, ndërkohë është në përgatitje edhe të tri këngëve të tjera, ku njëra në gjuhën shqipe do të transmetohet javën e ardhshme.
Ilira Gashi është këngëtare prej vitesh e njohur në Zvicër. Që në moshën 16-vjeçare ajo ka fituar zemrat e publikut zviceran. Në vitin 2011 Ilira në bashkëpunim me grupin “The Colors” më këngën “Home” konkurroi në finalen e festivalit zviceran për “Eurovision Song Contest 2011”, por për fat të keq nuk arriti të fitonte të drejtën për të përfaqësuar Zvicrën në Eurovisionin e atij viti. Pavarësisht kësaj, ajo nuk heq dorë nga muzika.
Madje viteve të fundit tashmë 20-vjeçarja shqiptare ka zhvilluar talentin e saj muzikor, duke qenë në shkollat të muzikës në Gjermani. Para disa ditësh Ilira, e cila banon në Bernë, është rikthyer sërish me një bashkëpunim tjetër me reperin nga Zvicra “Tarick One”, me të cilin ka realizuar këngën “Losing my mind” dhe ka bërë videoklipin e parë të saj. “Kënga është e kënduar në gjuhën angeleze dhe në tërësi bën fjalë për dëshpërimin shpirtëror të shoqërisë. Kënga është duke u pritur shumë mirë nga dëgjuesit dhe mediat zviceranë”, është shprehur ajo për albinfo.ch.
Por projekti në gjuhën angleze nuk është i vetmi i këngëtares Gashi, ajo brenda pak ditësh do të sjellë edhe një këngë tjetër në gjuhën shqipe. “Unë kam kënduar edhe më herët këngë shqipe, kam qenë pjesë edhe e festivaleve shqiptare. Ndërsa tash kam përgatitur edhe tri këngë të reja, ku videoklipi i njërës këngë është realizuar nga “Entermedia” dhe pritet që javën tjetër të transmetohet në televizionet shqiptare”, ka treguar ajo për gazetën “albinfo”.
Këngëtarja shqiptare, e cila jeton në Zvicër, aktualisht thotë se nuk fiton nga muzika, por në planet e saj është që të vazhdojë studimet për produksion muzikor në Berlin dhe shpreson që muzika të jetë një profesion jetësor i saj nga ku mund edhe të përfitojë materialisht.
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?