Futboll

Ilirianët shënojnë vitin e 50 jubilar

FC Ilira shënon sonte formalisht 50 vjetorin e themelimit. Për nder të këtij viti jubilar ata kanë organizur një darkë festive në të cilën po marrin pjësë një numer i lartë i mbeshtetësve të klubit

Klubi i vetëm shqiptar në kantonin e Solothurnit në Zvicër, FC Iliria shënon sot formalisht vitin e 50  jubilar të themelimit dhe mëvetesimit të klubit, njofton Albinfo.ch.


Për herë të parë klubi që sot e mban emrin Iliria, është themeluar para 50-të viteve, në vitin 1958 nga D’Emilio Umberta “Ciccio”. Deri në vitin 1992 ky klub është quajtur FC Olympia, pastaj nga viti 92 klubit riemërtohet FC Olympia Gran Sasso.


Hera e parë kur këtij klubi i shtohet edhe emri Iliria ishte në vitin 2002. Atëkohë klubi për herët të tretë u riemërua si FC Olympia Iliria.

Nga 12 Dhjetori i vitit 2009-të klubit përfundimisht e mban emrin e sotëm, FC Iliria.

FC Iliria deri në sezonin 2009/10 ka patur vetëm një skuadër, që më pas të fillon zgjërimi dhe hapja edhe e ekipeve tjera në kategori tjera.

Sezonin 2018/19 Iliria garon me 11-të ekipe, 6 prej tyre i kanë me  Juniorë.


Suksesin më të madh në historin e klubit, FC Iliria e ka shënuar në sezoni 2015/16, kur klubi u shpall Kampion në ligën e 2-të Solothurnit dhe u fitues i Kupës së Asociacionit të Futbollit të Solothurnit SOFV.


Më lartë, FC Iliria ka garuar në ligën e 2-të Ndërrajonale (Interregional) të Zvicrës dhe sot ky klub ka 300 lojtarë aktiv që luajnë rregullisht.