Kosova

Imami i moderuar nga Kosova, mysafir nderi në Shtëpinë e Bardhë

Më 28 nëntor ai ka qenë i ftuar si mysafir në Shtëpinë e Bardhë. “Ftesa më është bërë si rezultat i miqësisë me disa prej drejtorëve të administratës Trump”, shprehet Imami Labinot Maliqi për albinfo.ch

Labinot Maliqi është nga Prishtina, njohës i çështjeve religjioze dhe Imam në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Vitet e fundit ai është dalluar me angazhimin në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, ndërsa në vitin 2016 në Uashington D.C. ka marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare mbi mënyrat e luftimit të ekstremizmit të dhunshëm. Me atë rast ai ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës në lidhje me luftimet në Siri: https://www.youtube.com/watch?v=_dWczbtdQuw

Që nga koha kur ishte vullnetar në Këndin Amerikan në Prishtinë gjatë viteve 2008/10 ai mban raport të afërt me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, White House  (Shtëpinë e Bardhë) dhe State Department. „Këtë e konsideroj një bekim, ku përmes këtyre kontakteve përveç tjerash unë në vazhdimësi shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj Shteteve të Bashkuara për gjithë atë që ata kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë për vendin tim“, thotë Maliqi për albinfo.ch.

“Më 28 nëntor kam qenë i ftuar si mysafir në White House. Ftesa më është bërë si rezultat i miqësisë me disa prej drejtorëve të administratës Trump”, shprehet Imami Labinot Maliqi në vazhdim.

“Pasditen e 28 nëntorit unë kam vizituar State Department në rolin e Imamit, ku më është bërë një pritje madhështore në sallën e konferencave nga përfaqësuesit e Zyrës së Fesë dhe Çështjeve Globale, Zyra e Koordinatorit te Asistencës për Evropë dhe Euroazi, Byroja e Demokracisë, të Drejtat e Njeriut dhe Punës, ku kemi disktuar për një gamë të gjërë temash në lidhje me gjendjen aktuale fetare dhe politike në Kosovë”, tghotë më tutje për albinfo.ch Imami i moderuar shqiptar.

Me 29 nëntor ai ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës, ku është shprehur mbi gjetjet e raportit të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara për arsyet e radikalizimit të qytetarëve të Kosovës, dhe mbi një vendim të Parlamentit të Kosovës që miratoi në parim statusin e bashkësive fetare në Kosovë. https://www.youtube.com/watch?v=7DgBLC7V0IM

Po më  29 nëntor ai ka marrë pjesë ne konferencën e organizuar nga Atlantic Council, me temën: ”Shaping a Balkan future in an Era of Uncertainty.” Ndërsa me 30 Nëntor ka vizituar Universitetin Georgetown, dhe disa punonjës të State Department të cilët do të fillojnë punën vitin e ardhshëm në Ambasadën Amerikane në Turqi.

Pra, gjatë vizitës time një javore në SHBA unë kam pasur kënaqësinë të takoj personalitete të rëndësishme të këtyre institucioneve: The White House; State Department; Voice of America – VOA; United States Institute of Peace; The Library of Congress; Atlantic Council of US;  Georgetown University”, përfundon Imami Labinot Maliqi prononcimin e tij për albinfo.ch.