Feja
Imami shqiptar: Nuk është “haram” të ndërtohet mbi gjakun e derrit
"Edhe derri është krijesë e zotit, kështu që nuk bën të udhëhiqemi nga paragjykimi se nuk bën të ndërtohet xhamia në një vend të tillë"
Pas rastit të vënies së derrit të ngordhur në truallin e xhamisë së planifikuar shqiptare në Grenchen, dhe spërkatjes me gjak të atij vendi, disa medie zvicerane flasin për “kontamiminimin” e këtij trualli. Sipas tyre, besimtarët islamë nuk do të ndërtonin në një vend ku është derdhur gjaku i derrit. Po kështu, konfuzion i ngjashëm është i pranishëm edhe në mesin e besimtarëve myslimanë.
Letra e dërguar në policinë e Grenchenit lidhur me rastin
Por ndryshe mendojnë një imam shqiptar dhe një zëdhënës i bashkëisë islame shqiptare, prej të cilëve albinfo kërkoi mendimin rreth rastit.
Basri Veseli, zëdhënës i Bashkësisë Islame Shqiptare të Grenchenmit shprehet me indinjatë për rastin e ndodhur. Ai për albinfo.ch thotë se nuk shkon në favor tonin të hyjë mosbesimi në mes të besimtarëve shqiptarë dhe palës zvicerane. Ndërsa sa i përket dyshimeve se kush mund të jetë autori i provokimit, ai dëshiron që këtë punë t`ia besojë organeve ndjekëse. Megjithatë, aludimi i tij është se kjo ka të bëjë me kundërshtimet që kanë shprehur qarqet e caktuara për ndërtimin e xhamisë.
Policia mbledh gjurmët
I pyetur rreth kontestit që si bashkësi islame kanë pasur me ish pronarin e parcelës, z. Veseli thotë se projekti i xhamisë e ka tashmë të drejtën e plotëfuqshme për ndërtim. “Neve na mbetet vetëm të sigurojmë mjetet për ndërtim”, thotë ai.
Basri Veseli nga ana tjetër e pranon se kjo nuk është hera e parë që nismëtarët e ndërtimit të xhamisë po provokohen. “Po, kemi marrë letra anonime ku na kundërshtojnë ose edhe kërcënojnë për ndërtimin e xhamisë, mirëpo provokimi i fundit është më i rëndë”.
Ndërsa rreth asaj nëse bën të ndërtohet një xhami në truallin ku është derdhur gjaku i derrit, Basri Veseli thotë se kjo nuk ka të bëjë fare me parimet islame. “Edhe derri është krijesë e zotit, kështu që nuk bën të udhëhiqemi nga paragjykimi se nuk bën të ndërtohet xhamia në një vend të tillë. Ne thjesht, mund ta heqim dheun e përgjakur dhe asgjë nuk na ndalon të ndërtojmë.
Imami i Xhamisë Shqiptare të Bernës, Mustafë Mehmeti, e dënon rastin e përdhosjes së truallit të xhamisë dhe thotë se ai ka ardhur si rezultat i urrejtjes së dikujt ndaj besimtarëve të fesë tjetër. Mirëpo ai po kështu thotë se këtu kemi të bëjmë me një konflikt ku të dy palët pretendojnë për të drejtën e tyre. Prandaj “mendoj se pala shqiptare që synon të realizojë projektin, duhet të jetë e matur që të mos bjerë pre e provokimieve kundërshtarëve të tyre.
Ndërsa lidhur me atë nëse bën të ndërtohet xhamia mbi një truall të “përdhosur”, imami Mustafa thotë se kjo nuk ndalohet sipas parimeve islame. “Ne e dimë se në çdo pëllëmbë toke është derdhur ndonjëherë gjak…” Ai kundërshton vendosmërisht paragjykimet se nuk bën të ndërtohet në vendin ku është derdhur gjaku i derrit. Ata që thonë ndryshe flasin pa përgjegjësi”, thotë Mustafë Mehmeti.
E-Diaspora
-
Vjenë
Vjenë: Startup-i austriako-shqiptar siguron 3.6 milionë dollarë investim për platformën e dizajnit me AI Startup-i austriako-shqiptar me bazë në Vjenë numëron 60 mijë përdorues dhe qindra klientë pagues, ndërsa versioni... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”















