Lajme
Pas lajmit për tërheqjen e maskave të prodhuara në Kosovë: Cilat janë modelet e prekura dhe cilat jo
Ndërkohë BFU (Zyra Federale për Mbrojtje nga aksidentet) sqaron se cilat maska konkretisht duhet të kthehen e cilat jo
Për shkak se nuk siguron mbrojtje të mjaftueshme, importuesi zviceran Yoobopo po tërheq maskën mbrojtëse të markës “myfixmask” N95 / FFP2.
Kjo maskë paraqet rrezik për shëndetin. Produkti do të shkëmbehet pa pagesë, raporton srf.ch. Për ta bërë këtë, klientët duhet të kontaktojnë kompaninë importuese, transmeton albinfo.ch.
Maska në fjalë është etiketuar si “N95 Disposable Respirator/ Protective Mask”, kanë njoftuar të enjten kompania e importit dhe qendra e këshillimit për parandalimin e aksidenteve.
Efekti i filtrimit i këtyre maskave nuk është i mjaftueshëm. Prodhuesi i maskës është kompania Elis SHPK në Kosovë. Maskat deri tani janë ofruar në internet. Produkti nuk duhet të përdoret pasi ekziston rreziku i “dëmtimit të pakthyeshëm të shëndetit”, shkruajnë në vërejtjen e tyre, importuesit.
Maskat e prekura janë ofruar në faqen e internetit www.myfixmask.ch.
Ndërkohë BFU (Zyra Federale për Mbrojtje nga aksidentet) sqaron se thirrja për kthim të maskave vlen për maskat me etiketën “N95 Disposable Respirator/ Protective Mask” por nuk vlen për maskat dhe paketimet e tyre ku është e shkruar “Model 002”, “Model 003” ose më të lartë.
Më poshtë, linku i BFU, ku mund të lexohet përmbajtja e plotë
https://www.konsum.admin.ch/bfk/de/home/produktesicherheit/produkterueckrufe/…
E-Diaspora
-
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora Sot dita e fundit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit... -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten çmimet e birrës në Zvicër Birra bëhet më e shtrenjtë në Zvicër... -
Një 16-vjeçar humb jetën në një aksident të rëndë në Torre TI -
E verbra zvicerane mahnit jurinë dhe siguron finalen në “The Voice” -
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve










