Lajme
Imunologu Pascolo: Zvicra do të përjetojë kësaj vere kthimin në jetë normale
Shanset për një verë "normale" janë reale jo vetëm sepse Zvicra po shpejton fushatën e saj të inokulimit, por edhe për shkak të llojit të vaksinave që përdor
Nëse 50 për qind e popullsisë marrin dy doza të vaksinës, Zvicra “do të përjetojë një kthim në jetën normale gjatë kësaj vere”, sipas Steve Pascolo, imunolog në Spitalin Universitar të Cyrihut, transmeton albinfo.ch.
Shanset për një verë “normale” janë reale jo vetëm sepse Zvicra po shpejton fushatën e saj të inokulimit, por edhe për shkak të llojit të vaksinave që përdor.
Moderna dhe Pfizer / Biontech, që të dyja përdorin të ashtuquajturën teknologji “mRNA”, janë efektive kundër varianteve të reja, tha Pascolo, transmeton tutje albinfo.ch.
Ai e bazoi parashikimin e tij në atë që ka ndodhur në Izrael, “një vend me të njëjtën madhësi si i yni, i cili ka përdorur këtë lloj vaksinash dhe ka përjetuar një kthim në normalitet gjatë muajit të kaluar, ndërsa në disa pjesë të botës, përfshirë India dhe Turqia, të cilat kanë përdorur vaksina të tjera, variantet e Covid po bëjnë shkatërrim”, përfundoi ai. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike














