Kosova
Inaugurohet punëtoria “Made in Kosova”
Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova kanë inauguruar sot punëtorinë “Made in Kosova”, e cila ka për qëllim krijimin e hapësirave që mundëson socializmin dhe edukimin e të rinjve për orientimin në karrierë.
Punëtoria “Made in Kosova” synon të arrijë objektivat kryesore si krijimin dhe ngritjen e vetëbesimit si dhe marrjen e përgjegjësive te të rinjtë, të mësuarit mbi njohuritë bazike teknike, nxitjen e kreativitetit, mendimin inovativ dhe zgjidhjen e problemeve, informimin dhe përgatitjen për orientimin në karrierë në të ardhmen.Drejtoresha nacionale e Fshatit Sos, Nezahat Salihu, tha punëtoria “Made in Kosova” iu mundëson të rinjve të zhvillojnë pjesë praktike dhe të punojnë shumë gjëra.
Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve, u shpreh i lumtur që fëmijët e Fshatit Sos do të kenë një punëtori ku do të mund të punojnë dhe të përgatiten për të ardhmen e tyre, përcjellë albinfo.ch
Ndërsa, Fejzullah Mustafa nga Klubi i Prodhuesve tha se kjo punëtori i mëson fëmijët që të aftësohen në drejtime të ndryshme dhe të përfitojnë shprehi pune, e cila iu nevojitët për të ardhmen.
Ndryshe, Klubi i Prodhuesve në bashkëpunim me fondacionin ERTEV është angazhuar që përmes punëtorisë “Made in Kosova”, të ndihmojë fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe në rrezik të cilët përkrahen nga programet e SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës















