Lajme

Indeksi i çmimeve, qytetet zvicerane, më të shtrenjtat në botë

Sipas indeksit të mesvitit të Numbeo, database më e madhe e kostove të jetesës, rendit qytetet zvicerane më të shtrenjta në botë, shkruan albinfo.ch.

Vlen të theksohet se ky indeks mat koston e jetesës në raport me qytetin e Nju-Jorkut, që e ka këtë tregues 100%.

Referuar statistikave dirkete nga Indexi del se qytetet më të shtrenjtë në botë ndodhen në Zvicër, si Baseli, ku kosto e jetesës është sa 120% e mesatares së Nju-Jorkut dhe Cyrihu (118%), pastaj, Gjeneva dhe Berna.

Koston më të ulët të jetesës në raport me Nju-Jorkun e kanë qytete në Indi, Pakistan, Sri Lanka, Kolumbi etj (15-20%).

I gjithë ky tregues del se vala globale e rritjes së çmimeve ka shtuar kostot e jetesës kudo në botë. Ky shtrenjtim, që në pjesën më të madhe nuk po shoqërohet me rritje të të ardhurave, pritet të rrisë varfërinë kudo në botë. /Albinfo.ch