Lajme
Industria e qumështit nuk i plotëson nevojat e tregut
Sipas analizave sektoriale, kjo industri arrin t’i plotësojë nevojat e tregut vetëm rreth 40 % me produktet e paketuara të qumështi
Prodhuesit me prodhimtarinë primare të qumështit kanë arritur t’i plotësojnë rreth 78 % të kërkesave në tregun e brendshëm në vitin e kaluar, por industria përpunuese me nënproduktet e qumështit është ende e pafuqishme për plotësuar nevojat e tregut të Kosovës.
Sipas analizave sektoriale, kjo industri arrin t’i plotësojë nevojat e tregut vetëm rreth 40 % me produktet e paketuara të qumështit dhe tregu kryesisht furnizohet edhe nga importi prej vendeve të BE-së dhe vendeve anëtare të marrëveshjes së CEFTA-s.
Shkalla e importit të prodhimeve të qumështit në vitet e fundit sillet nga 25 – 35 % të sasisë së përgjithshme të qumështit dhe nënprodukteve të tij. Adil Behramaj, zëdhënës në Ministrinë e Bujqësisë tha se Ministria e Bujqësisë, Agjencia e Ushqimit, USAID/KPEP, “SwissSolidar” dhe shoqatat e prodhuesve dhe përpunuesve të qumështit, që dy vite radhazi janë duke e implementuar projektin për kontrollimin e cilësisë së qumështit të freskët, që për destinacion ka industrinë përpunuese.
“Deri më tani, në kuadër të këtij projekti kontrollohen mbi 90 % e fermave që furnizojnë industrinë përpunuese dhe sipas këtij programi, nga secila fermë dhe nga secila pikë grumbulluese nga dy herë në muaj merren mostrat nga një ekip i pavarur ekspertësh, të cilët në po të njëjtën ditë i procedojnë për analiza në AUV. Nga ky vit, rezultatet e këtyre analizave janë duke ju dërguar menjëherë edhe fermerëve në formë të shkruar si raport zyrtarë”, nënvizoi Behramaj për Kosova Sot.
Përpos kontrollit të cilësisë së qumështit për mikroorganizma dhe qeliza somatike, janë duke u monitoruar edhe mbetjet në qumësht, siç janë prezenca e antibiotikëve dhe mbetjet e tjera. Sipas të dhënave të vitit të fundit, prodhimtaria vjetore e qumështit të freskët ka pësuar rritje dhe sasia e përgjithshme e prodhuar arrin në rreth 462.000 ton në vitin 2011, prej të cilave qumësht të lopës janë rreth 366.000 ton ose rreth 80 % dhe rreth 96.000 ton janë qumësht i kafshëve të imëta (dele dhe dhi) ose rreth 20 %.
“Qumështi i lopës kryesisht përpunohet në industrinë përpunuese dhe në ekonomitë familjare, ndërsa qumështi i kafshëve të imëta përpunohet nga vetë fermat për prodhimin e djathit tradicional, gjizës dhe kosit” tha ai.
/Kosova Sot & Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee Kompania e njuhur smzh ag ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në zhvillimin e saj... -
Inxhinierët shqiptarë në Zvicër organizojnë cikël webinaresh për shkëmbimin e njohurive profesionale -
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit -
Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA” -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Paga minimale në Gjenevë ulet për punët verore Me uljen e votuar të dielën dhe të kritikuar nga e majta dhe sindikatat, paga minimale... -
Ekzekutivi i Cyrihut “rrëshqet” tutje në të majtë -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
Ministri zviceran i mbrojtjes kritikon vendet që zhvillojnë luftëra -
Katër arsye për numrin e ulët të “rasteve të ftohta” të zgjidhura në Zvicër











