Jeta në Zvicër
Infeksione: Refugjatët, të kontrollohen në hyrje
Pothuajse gjysma e refugjatëve të Eritresë në Zvicër vuajnë nga një sëmundje jongjitëse, tregon një studim. Refugjatët në Zvicër duhet të kontrollohen për shëndetin e tyre, por nga Zyra Federale e Shëndetësisë janë shprehur kundër.
Për të realizuar hulumtimin 100 refugjatë nga Eritreja janë hetuar në mënyrë sistematike.
Afona Chernet, doktorant në Institutin e Shëndetit Publik në Bazel (TPH), ka hulumtuar refugjatët që jetojnë më pak se një vit në Zvicër, përcjell albinfo.ch lajmin e SRF-së.
Chernet ka hulumtuar gjakun dhe urinën e refugjatëve, të cilat tregojnë sëmundjet infektive, siç janë të zakonshme në Afrikë.
“Gjetjet tona në të ardhmen duhet të lehtësojnë punën e mjekëve të përgjithshëm”, thotë Chernet.
Bëhet fjalë për studimin e parë të këtij lloji në Evropë. Studimi arrin në përfundimin se 90 për qind e refugjatëve kanë mangësi të vitaminës D, për shkak të mungesës së diellit. Përveç kësaj, gati gjysma e refugjatëve vuajnë nga stresi post-traumatik.
Pothuajse gjysma e refugjatëve po ashtu vuajnë nga infeksioni ”schistosome”, sëmundje e cila është e përhapur në Afrikën Lindore. Kjo është transmetuar nga uji.
Sipas Chernet, refugjatët ishin në dijeni të infeksionit të tyre. Kjo ishte e habitshme. “Ata nuk treguan pothuajse asnjë simptomë”, thotë Chernet.
Infeksioni nuk transmetohet nga personi në person. Njerëzit në Zvicër për këtë arsye nuk janë në rrezik, theksojnë studiuesit.
Qeveria federale, sipas studiuesve, duhet të zhvillojë politika të duhura të informacionit. Përveç kësaj, duhet të merren në shqyrtim ekzaminimet sistematike shëndetësore.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













