Lajme

Infeksionet me Covid në Zvicër, në rritje

Për herë të parë në pothuajse tre muaj, rastet e reja me koronavirus në Zvicër po rriten sërish, shkruan albinfo.ch.

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) raportoi një rritje prej 53 për qind të rasteve në një hark kohor prej një jave.

Është rritur edhe numri i shtrimeve në spital.

Ekspertët besojnë se rastet në Zvicër do të vazhdojnë të rriten, kryesisht për shkak të nënvariantit më ngjitës të Omicron – BA.5 – i cili tashmë është shfaqur në pjesë të Evropës.

Megjithëse epidemiologët zviceranë parashikuan përsëritjen e mutacioneve të koronavirusit në vjeshtë dhe dimër, “një valë e re infeksionesh gjatë muajve të verës nuk mund të përjashtohet në funksion të përparimit të nënvarianteve të reja”, sipas zëdhënëses së BAG, Simone Buchmann. /Albinfo.ch