Lajme
Infeksioni që po përhapet me shpejtësi në Evropë
Në Evropë po përhapet me shpejtësi një valë e re infeksioni. Duke filluar nga muaji prill e deri më tani, janë regjistruar 203 raste të shigelozës, me bakterin shigella, në qendrën evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve.
Infeksioni shkakton diarre akute, ethe, nauze, të vjella dhe dhimbje barku. Nuk është një infeksion i ri, ai ka qenë prezent dhe në vitet e mëparshme, por kohët e fundit po merr përmasa serioze.
Në vitin 2021 e deri më tani janë regjistruar 95 raste në Britani. Ajo që po shqetëson mjekët është fakti që ky bakter po rezulton rezistent ndaj antibiotokëve, transmeton euronews, përcjell albinfo.ch.
Në Qendrën evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, raportohet se të gjitha rastet e paraqitura tregojnë rezistencë ndaj antibiotikëve të linjës së parë dhe të dytë, të cilat janë trajtime që mjekët preferojnë t’i përshkruajnë fillimisht, pasi kanë rrezik më të ulët të efekteve anësore.
Mjekët po ndihen në rrezik, pasi opsionet për të trajtuar infeksionin janë të pakta.
Gjatë vitit të kaluar janë raportuar 26 raste në Belgjikë, 13 raste në Danimarkë, 33 raste në Gjermani, 50 raste në Irlandë, 21 raste në Holandë dhe në Spanjë më shumë se 60 raste.
Bakteret shigella përhapen përmes feqeve të njeriut, zakonisht përmes seksit oral-anal, por edhe aktiviteteve joseksuale, si kontakti me duart dhe objektet që kanë qenë në kontakt me feçet.
ECDC po paralajmëron këdo që ka simptoma të ketë kujdes të shtuar për higjienën personale dhe të përpiqet të testohet për infeksione bakteriale dhe infeksione të tjera seksualisht të transmetueshme.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit Ndjenja e sigurisë së qytetarëve zviceranë gjatë udhëtimeve jashtë vendit ka rënë ndjeshëm, sipas një studimi... -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore -
“Rregulli i 30%” për qiranë mbetet standard në Zvicër, por jo ligj














