Lajme
Infektohen dy fëmijë, futen në karantinë dy klasat dhe prindërit e fëmijëve
"Në interes të mbrojtjes shëndetësore për shkollën dhe kopshtin e fëmijëve, vendosëm t`i fusim në karantinë përveç anëtarëve të tjerë të familjes, edhe nxënësit e klasave përkatëse dhe mësuesit e tyre"
Sot janë raportuar dy raste të reja të infeksionit me koronavirus në kantonin e Bazel-Stadt. Në të dy rastet kemi të bëjmë me fëmijë, vëlla e motër, shkruan srf.ch.
Vajza është nxënëse e shkollës fillore dhe djali ndjek kopshtin e fëmijëve, thuhet në një njoftim të departamentit të shëndetësisë të kantonit në fjalë, transmeton albinfo.ch.
Pjesëtarët tjerë të familjes tashmë janë vendosur në karantinë, ndërsa po kjo tani do të bëhet edhe me nxënësit e të dy klasave në fjalë.
Mjeku kantonal Thomas Steffen lidhur me rastin ka thënë: “Ne nuk e dimë ende burimin e infeksionit dhe nuk duam ta lejojmë përhapjen e shpejtë të tij. Prandaj, në interes të mbrojtjes shëndetësore për shkollën dhe kopshtin e fëmijëve, vendosëm t`i fusim në karantinë përveç anëtarëve të tjerë të familjes, edhe nxënësit e klasave përkatëse dhe mësuesit e tyre”, përcjell albinfo.ch.
Kështu, sipas tij, periudhën nga sot e deri të premten e ardhshme, rreth 70 persona do të duhet ta kalojnë në karantinë.
Më 11 maj në Zvicër janë hapur shkollat fillore dhe kopshtet, pas rreth dy muajsh mbylljeje për shkak të pandemisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritrea Një komitet i Këshillit Kombëtar miratoi një mocion të premten duke kërkuar që Zvicra të nënshkruajë...
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale