Lajme
Numri i vdekjeve nga COVID-19 do të jetë i lartë edhe për disa javë
Sipas infektologut kosovar, Ilir Tolaj
Nga marsi e deri në dhjetor të këtij viti mbi 1 mijë kosovarë kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus. Numër i madh i vdekjeve janë regjistruar edhe ditët e fundit. Vetëm gjatë të enjtes Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar për 22 vdekje nga kjo sëmundje. Por, a do të vazhdojë të jetë i lartë numri i vdekjeve edhe gjatë javëve në vijim?
14 të infektuar me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit në vend. Numri i lartë i vdekjeve nga kjo sëmundje do të vazhdojë edhe gjatë javëve në vijim, pavarësisht se numri i rasteve të reja mund të ulet.
Së paku kështu paralajmëron infektologu kosovar, Ilir Tolaj, i cili ka shpjeguar edhe arsyen për këtë.
“Vdekjet si rregull shkojnë për 2-3 javë prapa infeksioneve. Kështu që numri i vdekjeve mund të vazhdoje të jetë i lartë edhe për disa javë, edhe pse numri i rasteve të reja me COVID-19 mund të jetë në rënje”, ka thënë Tolaj.
Krahasuar me valën e parë të pandemisë, Tolaj thotë se ka më pak të vdekur.
Ai ka drejtuar kritika në adresë të Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, duke thënë se s’janë në gjendje të dalin as me një analizë kaq të thjeshtë.
“Numri i vdekjeve në raport me numrin e të infektuareve nuk është më i madh sesa që ka qenë me gjatë valës së parë. Numri i të infektuarve në valën e dytë është dukshëm më i madh se në valën e parë, kurse numri i vdekjeve mestarisht është më i vogël. Është e vërtetë, IKSHP nuk është në gjendje që të dalë as me një analizë kaq të thjeshtë dhe të njejten ta bëjë publike për opinionin”, ka thënë Tolaj.
Numrin më të ulët të vdekjeve në këtë valë të pandemisë, Tolaj e lidh me moshën e të infektuarve.
“Në botë, gjatë valës së dytë të pandemise, shihet se ka një numër më të vogël të vdekjeve në karahasim edhe me të infektuarit edhe me të hospitalizuarit. Kjo për shkak se grupmoshat e të infektuarve jane me të reja dhe për shkak se mjekët kanë një eksperiencë për mjekimin e këtyre rasteve. Shkaqet e njëjta mund të jenë deri diku edhe tek ne. Fatkeqësisht disa vende, madje edhe të rajonit, bëjnë përjashtim nga ky rregull”, ka thënë Tolaj për Gazetën Express, përcjell Albinfo.ch.
Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë e deri tash, janë testuar mbi 151 mijë kosovarë. Prej tyre, pozitivë kanë rezultuar 42 mijë e 377 dhe janë regjistruar 1 mijë e 87 raste të vdekjes.
Aktualisht, raste aktive me këtë sëmundje në vend janë 13 mijë e 469.
“Numri total i rasteve pozitive është 42.377 raste nga 151.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.087 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 678 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.821 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.469”, thuhet në raportin e fundit të IKSHP-së rreth situatës epidemiologjike në vend.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër Në vitin 2023, kantoni i Basel-Stadt kishte incidencën më të lartë të biçikletave të vjedhura, me...
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën
-
Zvicra nuk do të ketë një ‘Indeks të Lumturisë Kombëtare Bruto’