Lajme
Çfarë kushtesh duhet plotësuar për të hyrë në Gjermani?
Njoftim lidhur me kushtet që duhet plotësuar personat që jetojnë në vendet jashtë BE-së për hyrje në Gjermani
Së fundmi, është publikuar një udhëzimi i Ministrisë së Brendshme gjermane lidhur me kushtet që duhet të plotësojnë personat nga vendet jashtë BE-së për të mundësuar hyrjen e tyre në Gjermani, transmeton albinfo.ch.
Udhëtimi i të gjithë personave nga vendet e treta (jashtë BE-së), të cilët nuk përfshihen në listën e vendeve të cilësuara “pozitive”, duhet të plotësojnë sa më poshtë vijon:
Udhëtimi i personave nga vendet jashtë BE-së drejt Gjermanisë është i mundur nëse ata kanë familjarë të afërt në Gjermani (bëhet fjalë për familjarë të linjës së parë, prindër, bashkëshort/e, fëmijë).
Së pari duhet të plotësohen kushtet bazë të udhëtimit (pasaporata e vlefshme biomterike ose viza afatgjatë) dhe një “arsye e ngushtshme” familjare). Në këtë kategori nuk përfshihen udhëtimet thjesht për vizita pranë familjes, por udhëtimi për t’u takuar me fëmijët (nën 18 vjeç) apo bashkëshortin/bashkëshorten. Lista e mëposhtme sqaron disa nga “arsyet e ngushtme” familjare, që mund të jenë:
- Vizita e një fëmije (nën 18 vjeç) te prindërit;
- Udhëtimi me qëllim lidhje martese;
- Vizita për të marrë pjesë në dasma ose varrime;
- Shoqërimi i bashkëshortes/bashkëshortit me shtetësi gjermane për në vendbanimin në Gjermani/ apo për t´u shpërngulur në Gjermani nga një vend tjetër;
- Shoqërimi i fëmijëve me shtetësi gjermane nga njëri prej prindërve, edhe në rastin kur prindi tjetër qëndron jashtë Gjermanisë;
Nga ana tjetër, nga të gjithë udhëtarët kërkohet që të kenë me vete dhe të mund të paraqesin tek autoritetet kufitare gjermane dokumentacionin e nevojshëm, i cili dëshmon/përligj domosdoshmërinë e udhëtimit të tyre drejt Gjermanisë.
Gjithsesi, edhe në rastin e paraqitjes sa më sipër, vendimi përfundimtar mbi lejimin për hyrjen ose jo në Gjermani do të merret nga autoritetet kufitare në pikën hyrëse. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e Novilles, duke shënuar një hap të rëndësishëm për përfaqësimin e... -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Zvicër
-
Tregu i punës në Zvicër në rënie, pritshmëritë bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021 Tregu zviceran i punës po shfaq shenja ftohjeje, ndërsa kompanitë po orientohen gjithnjë e më shumë... -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale











