Futboll
Informacionet e fundit për gjendjen e Eriksenit
Një ngjarje që nuk është më parë në një Kampionat Evropian
Momente ankthi dhe paniku për jetën e Christian Eriksen. Mesfushori i Interit ra në fushë pa ndjenja në minutën e 43-të të sfidës së vlefshme të Grupit B për Euro 2020 mes Danimarkës dhe Finlandës.
Sipas informacione të fundit është në gjendje shumë të rëndë dhe po lufton me jetën, përcjell albinfo.ch.
Pas ndihmës së parë në fushë ku mjekëve ju desh të përdornin edhe defibrilatorin për t’i bërë masazh kardiak, gjyqtari ndërpreu ndeshjen ndërkohë që Eriksen u dërgua me urgjencë në spital.
Në orët e ardhshme priten të tjera informacione mbi gjendjen e mesfushorit të Interit.
Në fushë zbriti edhe bashkëshortja e 29-vjeçarit, e dëshpëruar e cila u ngushëllua nga kapiteni Kjaer dhe portieri Kasper Schmeichel.
Tashmë të gjithë kanë harruar ndeshjen dhe të gjitha lutjet shkojnë për mesfushorin danez.
Informacionet e fundit janë se Eriksen është gjallë dhe në gjendje të qëndrueshme. Ai është transferuar në një spital të afërt.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave












