Kosova
Informatë e rëndësishme nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri jep informata lidhur me shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët janë në territorin e Austrisë. dhe që duhet të kthehen në Kosovë për shkak që u ka skaduar viza apo pasaporta.
Njoftimi:
Të nderuar shtetas të Kosovës,
Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, të cilët janë në territorin e Austrisë që duhet të kthehen në Kosovë për shkak që u ka skaduar viza apo pasaporta, i lusim që të lajmërohen në Ambasadën e Kosovës në Vjenë, në mënyrë që të bëhet evidentimi i të dhënave të tyre dhe të shihet mundësia e kthimit të organizuar në Kosovë nga Qeveria e Kosovës.
Lajmërimi bëhet brenda 48 orëve – deri me 19 mars në mesditë. Shpenzimet për udhëtim barten nga qytetarët.
Kërkesa për kthim mund të dërgohet me email në adresën:
Në vijim numri emergjent në Ambasadën e Kosovës në Vjenë:
+43 664 2233409
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane












