Kuriozitete
Instagrami nis fushatën për mbrojtjen e kafshëve dhe natyrës
Sipas njoftimit nga ky rrjet social, më nuk do të lejohet abuzimi me kafshët dhe shitjet e tyre në këtë aplikacion
Duke nisur nga kjo javë, kur një person kërkon për hashtagë të lidhur me sjellje të dëmshme ndaj kafshëve apo ambientit në rrjetin social Instagram, do të shohë një këshillë në ekran.
Sipas njoftimit nga ky rrjet social, më nuk do të lejohet abuzimi me kafshët dhe shitjet e tyre në këtë aplikacion.
“Mbrojtja dhe siguria e natyrës janë të rëndësishme për ne dhe gjithë botën. I inkurajojmë të gjithë që të mendojnë për lidhjet me kafshët e egra dhe ambientin për të ndihmuar shmangien e shfrytëzimit dhe të raportojnë çdo foto apo video që mendojnë se mund të thyejë rregullat”, ka njoftuar Instagrami.
Kur tani një përdorues do të kërkojë për kafshët e egra në këtë rrjet social do të shfaqet një këshillë “Mbroje Jetën e Egër në Instagram” duke njoftuar përdoruesit se “po kërkoni një hashtag që mund të lidhet me postimet që inkurajojnë sjelljet e dëmshme ndaj kafshëve apo ambientit”.
Vetëm pasi të shihni këtë ju mund të vazhdoni tutje apo të anuloni veprimin, transmeton Albinfo.ch.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra, po udhëtonin drejt të afërmve... -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja” -
Austri
Kosova prezantohet me produkte dhe verëra vendore në Forumin Ekonomik të Vjenës -
Mbi webinar-in për sfidat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore













