E-Diaspora
Interesim i madh i mërgatës për seminarin për Gjuhën
Drejtori, Rrahman Paçarizi, ka thënë se ata nuk kanë kapacitet për të përmbushur kërkesat e gjithë atyre që dëshirojnë të jenë pjesë e programit
Ka nisur edicioni i ri i seminarit të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare në Prishtinë. Në hapje të tij u tha se e veçanta e këtij viti është se ka pasur një interesim të madh të brezave të mërgatës për të qenë pjesë e seminarit.
Drejtori, Rrahman Paçarizi, ka thënë se ata nuk kanë kapacitet për të përmbushur kërkesat e gjithë atyre që dëshirojnë të jenë pjesë e programit.
Ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami ka deklaruar se është obligim i dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që të përkrahin albanologët.
“Ky seminar është një rrugëtim i vështirë në kërkim të zhvillimit akademik, një tubim i lartë shoqëror që ka arritur të bëhet institucion. Dhjetëra studentë i kemi shkëmbyer falë këtij seminari”, ka thënë në hapje të seminarit dekanja e Fakultetit Filologjik, Nita Rugova.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit Parlamenti mbështeti propozimin nga Komiteti i Financave dhe partitë e qendrës për të ulur normën e... -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026










