Lajme
Interi interesohet për mbrojtësin shqiptar
Mbrojtësi Diego Godin është spekuluar për një largim nga Interi në fund të këtij sezoni, gjatë afatit kalimtar të verës. Me shitjen e tij, zikaltrit mund t’i shpëtojnë 20 milionë euro në paga, të cilat thuhet se mund t’i investojë për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.
Diego Godin kaloi në Inter si transferim i lirë nga Atletico Madridi gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, kur i skadoi kontrata me Atletico Madridin, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, ai nuk ka arritur ta dëshmojë veten ashtu siç kishte synuar dhe nuk ka arritur të zërë vend në formacionin e parë të zikaltërve, pasi që trajneri Antonio Conte ka preferuar të luajë me lojtarë të tjerë në vend të tij.
Përfaqësuesi uruguaian mund ta vazhdojë karrierën e tij në ndonjë klub tjetër për sezonin e ardhshëm, mirëpo paga e tij e lartë mund të jetë problem dhe mund t’i largojë klubet e interesuara për të.
Ish-kapiteni i Atletico Madridit i fiton rreth pesë milionë euro në vit, plus shtesat, në Inter dhe kontrata e tij me gjigantin italian është e vlefshme deri në vitin 2022.
Calciomercato.com pretendon se Interi mund t’i shpëtojë deri në 20 milionë euro në paga, përderisa gazetat e ndryshme italiane kanë raportuar se Interi po e sheh mbrojtësin shqiptar të Hellas Veronës, Marash Kumbullën, si zëvendësues të tij.
Megjithatë, po të njëjtat mediume italiane theksojnë se asnjë veprim i mëtutjeshëm nuk do të bëhetd derisa t’i vijë Interit një ofertë zyrtare për Godinin.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













