Maqedonia
Interpoli: Përgjigjja për fletarrestimin e Gruevskit, në Shkup
Një ditë pas deklaratës së prokurores Ruskovska se Interpoli refuzon të shpallë urdhërarrest ndërkombëtar për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, nga organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë në Lion të Francës, e kthejnë topin tek Institucionet vendore në Shkup. Të pyetur nga Alsat, përse nuk e publikuan urdhërarrestin, siç thotë shefja e prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, nga selia e Interpolit u përgjigjën:
Nëse ose kur policia në cilëndo nga 194 shtetet anëtare të Interpolit ndanë informacion me Sekretariatin e Përgjithshëm në Lion, lidhur me hetimet ose individët, atëherë ky informacion mbetet në posedim të atij shteti anëtar. Kështu, Interpoli nuk komenton raste ose individë konkret, përveç në rrethana të veçanta dhe me miratimin e shtetit anëtar në fjalë. Lidhur me kërkesën tuaj, do t’ju këshillonim të kontaktoni autoritetet përkatëse vendore”, theksuan nga Selia e Interpolit.
Por, Rusoska dje tha se informacioni i fundit i marrë nga Interpoli është se selia e Interpolit në Lion nuk e publikon urdhërarrestin, pa shpjeguar pse. Për publikimin e urdhërarrestit për të arratisurin Gruevski, i cili fitoi azil politik në Hungari, prokurorët tanë presin më shumë se dy muaj. Interpol nuk e publikon as urdhërarrestin për ish-kundërzbuluesin Nikolla Boshkovski, i cili iku në Greqi. Gruevski e Boshkovski janë ndër të dyshuarit, si organizatorë të ndërhyrjes në Parlament më 27 prill. Ruskovska theksoi se për pesë persona, që ishin përfshirë në lëndën e dhunës në parlament, dhe që nuk ishin të kapshëm për organet, atëherë Interpoli pa problem lëshoi urdhërarrest, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Hetimi i organizatorëve të “së enjtes së përgjakshme” vazhdon, por Ruskoska thotë se është në përfundim.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false Ai paraqiti si dëshmi të një kursi integrimi, testin "Të jetosh në Gjermani" dhe një test... -
Rriten pritjet në Dheu i Bardhë, mërgimtarët presin deri në 50 minuta për të hyrë në Kosovë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Zvicër
-
Personi fatlum fiton një milion franga në Swiss Lotto Numrat fitues ishin 8, 22, 24, 25, 31 dhe 33, siç u njoftua nga Swisslos. Numri... -
Një litër naftë kushton 2.14 franga: çmimi më i shtrenjë në dy vitet e fundit -
Shkatërrimi i rrobave është i ndaluar në BE, çfarë vlen për Zvicrën? -
UBS konfirmon parashikimet e saj të rritjes për Zvicrën -
Uji i pijshëm nuk është ende në rrezik, por bujqësia zvicerane nën presion













