Kosova

Interpretimi i këngës “Suus” në The Voice of Romania mahnit jurinë (Video)

Kënga “Suus” e Rona Nishliut është dëshmia më e mirë se muzika është universale dhe arrin të mbledhë dëgjues nga e gjithë bota, pa marrë parasysh gjuhën.

Duke qenë se është një këngë shumë personale dhe një performancë që mori vëmendjen e botës para disa vjetësh, ka vite që ende pëlqehet nga gjeneratat e reja, të cilat vendosin ta sfidojnë veten duke provuar këndimin e këngës, e cila muzikalisht nuk tingëllon e lehtë.

Në Rumani, sidomos, kjo këngë për vite me radhë është performuar nga të rinjtë e të rejat e konkurseve, ku zbulohen talentet e reja, përcjell albinfo.ch.

Në The Voice of Romania së fundi këngën Suus e ka kënduar një vajzë e quajtur Arina Bădulescu dhe me performancën e saj ajo ka mahnitur jurinë e publikun.

Ajo është vlerësuar si performanca me emocionale dhe e pabesueshme.