Kosova
Intervista ende e patransmetuar e Kadaresë: Kosova duket se ecën mirë
Ismail Kadare është në larginë. Tashmë shkrimtari më i madh shqiptar është varrosur me ceremoni shtetërore, pasi vdiq tri ditë më parë. Pas vdekjes së shkrimtarit Kadare, që u cilësua humbje e madhe, janë publikuar disa sekuenca të shkurtra të një interviste ende të patransmetuar, përcjell albinfo.ch.
Pamjet e rralla të asaj që mund të konsiderohet si intervista e fundit e Kadaresë në të gjallë janë publikuar nga televizioni “Top Channel”. Gjatë emisionit “Top Story me Grida Dumën” u kuptua se intervistën me Kadarenë e ka realizuar drejtori i informacionit në “Top Channel”, Robert Rakipllari, i cili lehtësisht mund të thotë se ka kryer një intervistë tashmë historike.
Tri mesazhet… e shkurtra
Sekuencat e publikuara janë të shkurtra, shumë të shkurtra. Në këto sekuenca shfaqet Kadareja me pamjet e tij tipike: hijerëndë, serioz e me fjali të përzgjedhura ngadalë e me shumë kujdes, pikërisht siç edhe shkruante me hijeshi.
Në këto sekonda të publikuara, Kadareja jep tri mesazhe interesante. E para, duket të jetë një lloj interpretimi për vetë intervistën me Rakipllarin. Sipas Kadaresë, intervista të tilla, pra intervista shumëdimensionale, janë “shumë të vështira”.
“Intervista të tilla janë shumë të vështira, për të mos thënë të pamundura disa herë”, rrëfen Kadareja, transmeton Nacionale.
Mesazhi i dytë është për Kosovën, shtet që e nderoi Kadarenë në të gjallë e në të vdekur. Në këtë intervistë, Kadareja ka një interpretim optimist për Kosovën, të cilit vend i doli zot në shumë raste, posaçërisht gjatë luftës së fundit.
Në intervistë, dalzotësi i Kosovës, pra Kadareja, mendonte se Kosova po ecte mirë.
“Kosova duket se ecën mirë, po shkon aty ku duhet”, thotë Kadareja.
Në këtë shkëputje, Kadareja flet edhe për Shqipërinë, nga e cila ishte arratisur në vitet e 90-a, veprim që kishte bërë bujë të madhe ndërkombëtare. Sipas Kadaresë, Shqipëria është në një periudhë të qartësimit të saj, mesazh që shkrimtari shqiptar e kishte thënë në shumë raste.
Në interpretimin e Kadaresë, Shqipëria është një vend “që del nga harresa”.
“Shqipëria është në një periudhë qartësimi të saj, një periudhë kur përpiqet që ta zërë vendin e saj, një vend që del nga harresa”, vlerëson Kadareja.
Rakipllari e ka treguar ndjësinë e tij për këtë intervistë me Kadarenë.
“Edhe gjatë kësaj interviste donte të ishte në lartësinë që ka qenë gjithnjë. Nuk flas thjesht si admirues i veprave të tij letrare, si lexues që e çmoj shumë shkrimtarin Kadare, por edhe në raportin e një bashkëpunimi të pandërprerë me të që nga viti 2000 e këtej, duke publikuar shkrime, polemika dhe intervista në shtypin e shkruar, të cilin e respektonte shumë për peshën e fjalës së shkruar”, ka thënë Rakipllari.
Sjellim ndër mend që dje në Tiranë u mbajt një ceremoni përkujtimore në nderim të figurës së Kadaresë, e cila u organizua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në ditët e fundit, shumë politikanë, intelektualë, shkrimtarë e personalitete të tjera, duke përfshirë ndërkombëtarë, e kanë vlerësuar lart kontributin e Kadaresë në kulturën shqiptare dhe atë botërore.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër Rreth 282,000 persona ishin të punësuar në sektorin kulturor në Zvicër në vitin 2025, 4.8% më... -
Marrëveshjet Zvicër-BE mund të jenë subjekt i shumicës së dyfishtë të popullit dhe kantoneve -
Gruaja zvicerane vdes pas një aksidenti me furgon shpërndarjeje pa shofer në Cyrih -
Sulmuan një turist në Locarno, katër të arrestuar -
Niset peticion në Zvicër kundër antenave Starlink











