Inxhinierët shqiptarë përurojnë shoqatën e tyre
Shoqata e Inxhinerëve Shqiptarë të Zvicrës, e krijuar kohë më parë, do të bëjë edhe inaugurimin e saj përmes një aktiviteti që do të mbahet më 19 tetor në Lozanë.
Me këtë rast, kryesia e kësaj shoqate u drejton një ftesë publike inxhinerëve, arkitektëve dhe të interesarve të tjerë që të marrin pjesë në këtë aktivitet.
SHISHZ është një shoqatë profesionale e inxhinierëve dhe arkitektëve që ka për qëllim të jetë platformë e ngritjes në shkencat e teknologjisë, të zhvillojë valorizimin e këtyre drejtimeve, të bëjë bashkë inxhinerë dhe arkitektë në fusha profesionale dhe specializime të ndryshme dhe të promovojë dhe nxisë shkëmbimin e njohurive dhe përvojave të ndërsjella, thuhet në një ftesë për pjesëmarrje që bën shoqata përmes medieve.
Inaugurimi mbahet më 19 tetor duke filluar në orën 19.00 në lokalet e Rolex Learning Center EPFL, Lozanë. (http://plan.efpl.ch
Organizatori, lut të interesuarit që, për shkaqe të organizimit, të bëjnë konfirmimin e pjesëmarrjes më së largu deri më 6 tetor 2012, në këtë adresë elektronike:
ose me sms në tel.: +41 78 744 16 71.
E-Diaspora
-
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens Ai thekson se ky mandat i dytë përbën një përgjegjësi edhe më të madhe për të... -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Gjermani
Shtatë kompani nga Kosova marrin pjesë në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani -
Gjermani
Platformat gjermane të udhëtimeve korrigjojnë emrin e Prishtinës pas reagimeve -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni
Jeta në Zvicër
-
Radarët në rrugët e Zvicrës: bankomat për shtetin apo shpëtim jete? Debati rreth radarëve të shpejtësisë: a janë ata thjesht një burim të ardhurash për shtetin apo... -
Valais ofron udhëtime falas me tren për turistët -
Ndërtimet e pakta dhe imigrimi rrisin presionin mbi tregun e banesave në Zvicër -
Sa është rritur çmimi i benzinës në Zvicër? -
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens












