Shkurt.ch
Ipeshkvët e Zvicrës mbështesin armatosjen e kurdëve në Irak
Ata po ashtu kanë kërkuar nga organizatat myslimane në Zvicër të dënojnë ndjekjen e të krishterëve dhe të pakicave tjera religjioze në Siri dhe Irak
Konferenca Ipeshkvnore e Zvicrës ka apeluar për mbështetje të popullatës në Irak dhe në Siri, qoftë edhe duke furnizuar kurdët me armë. Ipeshkvët e Kishës Katolike të Zvicrës po ashtu kanë kërkuar nga organizatat myslimane që veprojnë në Zvicër të dënojnë ndjekjen aktuale të të krishterëve dhe të pakicave tjera religjioze.
Konferenca e Ipeshkëve ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që popullata e vuajtur në regjionin e konflikteve të ndihmohet qoftë me lutje, me ndihma humanitare, me pranimin e refugjatëve ose me ndërhyrje të shteteve në kuadrin e bashkësisë ndërkombëtare. Në kushtet e një dhune të tmerrshme dhe tüe ndjekjes së pakicave religjioze, në veçanti te krishterëve dhe jezidëve, ipeshkvit zviceranë mbështesin e edhe dërgimin e armëve për kurdët.
“Në të vërtetë të krishterët kanë obligim të thonë se dhuna nuk mund të mundet me dhunë. Por, kur brutaliteti është kaq i madh, sa që njerëzit mund të mbrohen vetëm përmes armëve, atëherë kjo është mundësia e fundit-Ultima Ratio”, ka thënë për radion SRF Markus Büchel, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Zvicrës.
Duke kërkuar nga organizatat myslimane të Zvicrës të dënojnë dhunën ndaj pakicave religjioze, konferenca e ipeshkëve ka konstatuar se të rinjtë myslimanë të këtushëm i janë nënshtruar një radikalizmi, pjesërisht nga mosdija. Për këtë arsye përfaqësuesit më të lartë të Kishës Katolike të Zvicrës mbështesin idenë që në Fakultetin Teologjik të Freiburgut, imamëve t`u ofrohet informacion lidhur me funksionimin e shoqërisë zvicerane. Kjo, sipas konferencës në fjalë, mund të ndihmojë përpjekjet për paqe dhe siguri.
Pak ditë më parë edhe Papa Françesku ka mbështetur një ndërhyrje ndërkombëtare për të ndaluar dhunën në Irak. “Unë po e nënvizoj foljen “të ndalohet” dhe jo “të bombardohet” ose “të luftohet”, ka thënë Papa, duke iu referuar ndalimit te dhunës së islamistëve militantë. Fjalët e të parit të katolicizmit botëror paraqesin kthesë në qëndrimin e Vatikanit, i cili deri më tash ka qenë shprehimisht kundër çdo ndërhyrjeje ushtarake.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













