Bota
Iraku ka një kërkesë për SHBA-në
Kryeministri i Irakut, Adel Abdul Mahdi, i kërkoi Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, përgatitjen e një mekanizmi për tërheqjen e trupave amerikane nga vendi, tha zyra e kryeministrit Mahdi, raporton Uashington Post.
Mahdi e bëri kërkesën gjatë një bisede telefonike me sekretarin Pompeo.
Kjo kërkesë, pason një vendim të Parlamentit irakian, i cili votoi pro dëbimit të trupave amerikane nga Iraku.
Parlamenti e ndërmori këtë veprim pas vrasjes së komandantit iranian Qasem Soleimani, gjatë javës së kaluar në Irak, nga ana e Shteteve të Bashkuara.
Në shenjë hakmarrje, Irani sulmoi dy baza ushtarake në Irak, të cilat strehonin trupat e SHBA-së.
Në Irak gjenden 5 mijë trupa amerikane.
Kryeministri irakian i ka kërkuar sekretarit Pompeo që të dërgojë përfaqësuesit amerikanë për të përgatitur planet për një tërheqje të sigurt të trupave amerikane.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se nuk e kanë në plan tërheqjen e forcave nga Iraku.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane












