Lajme
Irlanda në emër të ‘Brexit’ përfiton 920 milionë euro nga BE-ja
Republika e Irlandës pritet të përfitojë 920 milionë euro nga një fond i posaçëm i Komisionit Europian, i cili është përcaktuar për të “zbutur impaktin e Brexit”.
Rezerva e Rregullimit të Brexit është e disponueshme për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, ndërkohë që ka një përqendrim të fortë tek ata që janë më të prekur.
Komisioni shprehet se Irlanda është përfituesja më e madhe dhe vendi i parë që përfiton nga ky fond, i cili arrin në 5.4 miliardë euro, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Qeveria irlandeze pritet ta marrë këstin e parë prej 361 milionë eurosh më 2021, 276 milionë më 2022 dhe 282 milionë euro më 2023.
Sipas komisioneres Elisa Ferreira, Brexit shkaktoi një impakt negativ në jetën e shumë njerëzve dhe qytetarët e Irlandës ishin ata që e ndjenë më shumë.
“Fondi që Irlanda do të përfitojë, do të kontribuojë në përmirësimin e standardeve të jetesës, do të suportojë ekonominë vendase dhe do të zbusë impaktet negative në komunitetet lokale”, shtoi Ferreira.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Rriten investimet nga Kosova në Shqipëri Sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, flukset e investimeve nga Kosova kanë njohur... -
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit










