Shkurt.ch

Irlandezi bie në radar 144 km në orë, në një zonë urbane

Një irlandez ishte ndaluar në Zvicër, ngase ishte kapur me këtë shpejtësi më 8 janar nga një radar, siç raportohet nga policia kantonale Vaud. Ai po udhëtonte 88 kilometra në orë më shumë se sa ishte e lejuar, përcjell albinfo.ch.

Sipas dispozitave të programit federal zviceran “Via Sicura”, shoferi mund të dënohet me burgim prej një deri në katër vjet. Irlandezit i është konfiskuar patentë shoferi për të paktën dy vjet. Përveç kësaj, automjeti i tij mund të konfiskohet dhe të shitet.