Kultura
ISEAL promovon në Prishtinë tri botimet më të reja
Më 27 shkurt 2019, e mërkurë, 11h30-12h30, në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, ISEAL promovon tri botimet e saja më të reja, shkruan albinfo.ch.
“URTËSI NGA KOSOVA” (botim në 5 gjuhë: shqip, anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe italisht). Libër me fjalë të urta, foto dhe 3000 punime dore enkas të bëra për këtë libër nga gra të prekura nga lufta.
“RRËNJË PËR TU RRITUR GJETIU” (botim në gjuhët shqipe dhe frënge). Konkurs letrar i organizuar nga ISEAL dhe Universiteti të Lozanës
“KOSOVA : HISTORI E PRANISHME E NJË SHTETI TË RI” (botim në gjuhët shqipe dhe frënge). Akte të Simpoziumit shkencor të mbajtur vitin e kaluar në Universitetin e Lozanës me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Në këtë promovim do të jenë të pranishëm edhe personalitete të ndryshme të ISEAL-it, në mesin e tyre Dr Olivier Meuwly, Dr Régis Marion-Veyron, etj.
ISEAL – Institucion shkencor, me vlerë publike, unik në Zvicër
Konfederata Zvicerane, në muajin mars 2008, duke e njohur ISEAL-in “Institucion me vlerë publike”, i mundëson që të zhvillojë aktivitete afatgjata në sektorët ekonomikë, kulturorë, letrarë dhe shkencorë.
ISEAL-i është, për sa u përket strukturave, sektorëve dhe projekteve, i pari Institucion i tillë në Zvicër.
Falë bashkëpunimit me qytetin e Lozanës, ISEAL e ka një ndërtesë të veten. 7 struktura e shoqata të ndryshme, zvicerane dhe komunitete të tjera, me vite zhvillojnë aktivitetet e tyre në lokale të ISEAL-it, falas, me përkrahjen e ISEAL-it.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit27 Shkurt 2019
- Ora11:30
- Data e përfundimit27 Shkurt 2019 - 12:30
Të ngjashme
Të tjera nga Kultura
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih Kalimtarët arritën ta mposhtnin dhe ta mbanin nën kontroll sulmuesin 40-vjeçar derisa mbërriti policia... -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve -
Ekipet zvicerane vizitojnë pacientët e trajtuar jashtë vendit pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit












