E-Diaspora
Ish zëvendës kryetarja parlamentit të Austrisë takon shqiptarët nëGraz
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i mërgatës shqiptare nëSteinmark dhe zgjedhjet parlamentare në Austri që do të mbahen me 29 shtator të këtij viti
Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare nëSteinmark të Austrisë ka organizuar një takim të përzemërt të shqiptarëve me DorisBures,politikane shumë vjeçare në Austri,ish zëvendësja e dytë e Parlamentit të Austrisë gjatë mandatit të kaluar dhe nënkryetare e partisë Socialdemokrate të Austrisë. Po ashtu në këtë takim ishte edhe ish deputetja e parlamentit VerenaNusbaum dhe anëtarja e Këshillit Kombëtarë ElisabethGrossman.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i mërgatës shqiptare nëSteinmark dhe zgjedhjet parlamentare në Austri që do të mbahen me 29 shtator të këtij viti.
Takimi u mbajt në restorantin “Eleven” nëGraz. “Politikanet austriake shprehen përkrahje të madhe për mërgatën shqiptare në Austri dhe po ashtu zgjedhjen e disa çështjeve që jo rrallë herë hasin në disa pengesa mërgatës sonë në Austri”, thuhet në një komunikatë nga K.K.SH.SH.ST., njofton “albinfo.ch”.
Lëvdata të mëdha gratë austriake kishin edhe për angazhimin dhe integrimin e mirë të shqiptarëve në Austri.
Ndër të tjera ato apeluan tek prindërit shqiptarë që t’i dërgojnë fëmijët në mësimin plotësues të gjuhës shqipe dhe mos të ngurrojnë të flasin shqip me ta.
Dëshirë të madhe politikanet austriake shprehen për të vizituar dy shtetet shqiptare, Kosovën dhe Shqipërinë, shkruan Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Rama nxit mërgimtarët të kthehen në Shqipëri për të investuar Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin...
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Belgjikë: Arrestohen 13 shqiptarë
-
Rama apel diasporës: S’do ta keni të vështirë për kë do të votoni
-
Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi i votimit nga diaspora të jetë transparent
Jeta në Zvicër
-
Fqinjët e Zvicrës “nuk janë model” në politikën fiskale, thotë ministrja e financave Ministrja zvicerane e financave Karin Keller-Sutter mbrojti respektimin e vendit me frenimin e borxhit të shtunën....
-
Bazel: Eurovisoni po kërkon 700 vullnetarë
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Zvicra gati për Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos
-
Zvicra renditet ndër shtetet që ofron ndihmë më së shumti në botë