Bota

Ishulli misterioz i Nju Jorkut

Pothuajse askush nuk është i lejuar që të vizitojë këtë ishull, përveç zogjve, por duket se edhe ata nuk duan që të jetojnë në këtë ishull të shkatërruar dhe të braktisur

Në Nju Jork është një ishull pak i njohur që njerëzit e kanë braktisur gati që 55 vjet, shkruan “businessinsider.com”.

Më pas se një milje nga Manhattan, një nga vendet më të populluara në botë, ekziston një ishull pak i njohur, përcjell albinfo.ch.

Ishulli “North Brother Island”, është një nga vendet më të jashtëzakonshme dhe më pak të njohura në Nju Jork. Ishulli ka 22 hektarë dhe ndodhet ndërmjet Bronxit dhe Qendrës Korrektuese të Ishullit të Rikerit – burgut më famëkeq të Nju Jorkut.

Pothuajse askush nuk është i lejuar që të vizitojë këtë ishull, përveç zogjve, por duket se edhe ata nuk duan që të jetojnë në këtë ishull të shkatërruar dhe të braktisur, përkundër pjesës tjetër të qytetit të Nju Jorkut, që është shumë i zhvilluar.

Për këtë ishull ka shumë thashetheme, derisa thonë se më herët ka qenë i banuar, apo edhe ka pasur një spital ku janë shëruar të plagosurit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sidoqoftë tani është i zbrazët dhe nuk mund të vizitohet.

https://www.youtube.com/watch?v=zJuOtW4G9tA