Lajme
Politikani shqiptar me aftësi të kufizuara nominohet për çmimin e Guximit Qytetar
"Tek unë kombinohen të gjitha karakteristikat që nuk duhet t`i ketë një politikan i suksesshëm: aftësi të kufizuara fizike dhe verbale, sfond migrimi, plus emri `Islam`. Diçka që nuk shkon", thotë ai duke qeshur
Revista “Beobachter” organizon prej shumë vitesh çmimin për guxim qytetar “Prix Courage”. Ndarja e këtij çmimi bëhet me një ceremoni të madhe, me prani të personaliteteve të larta të vendit, në përfundim të çdo viti.
Islam Alijaj është një 35 vjeçar me aftësi të kufizuara nga Cyrihu, i njohur për angazhimin e tij në jetën politike të Cyrihut dhe më gjerë, shkruan albinfo.ch. Ai lufton për barazi për personat me aftësi të kufizuara ndërsa së fundi është nominuar nga revista “Beobachter” për të marrë Prix Courage 2021.
Për të mund të votoni tani në internet.
Islam Alijaj ose “Lomi” siç e quajnë në rrethin e tij miqësor, vuan nga paraliza cerebrale për shkak të mungesës së oksigjenit gjatë lindjes. 35-vjeçari dëshiron që dy fëmijët e tij të rriten në një shoqëri në të cilën babai i tyre nuk perceptohet më si inferior.
Por: “Përfshirja e barabartë është ende shumë larg” thotë ai.
1.7 milion njerëz në Zvicër jetojnë me ndonjë lloj paaftësie, 500,000 prej tyre janë me dëmtime të rëndë. Por vetëm një nga 246 anëtarët e Parlamentit Nacional të Zvicrës është person me aftësi të kufizuara. “Diçka nuk është në rregull atje”, thotë politikani nga Cyrihu, me rrënjë nga Kosova.
Në vitin 2019 ai pati kandiduar për një vend në Parlamentin Nacional, por kishte dështuar të zgjidhej. Ndërkaq, vitin tjetër ai dëshiron të bëhet pjesë e Asamblesë Komunale të Cyrihut, shkruan beobachter.ch.
“Tek unë kombinohen të gjitha karakteristikat që nuk duhet t`i ketë një politikan i suksesshëm: aftësi të kufizuara fizike dhe verbale, sfond migrimi, plus emri `Islam`. Diçka që nuk shkon”, thotë ai duke qeshur. Por në fakt këto janë pikërisht pikat e forta të tij.
Islam Alijaj ka themeluar disa organizata, si për shembull Behindertenpolitik.ch dhe Tatkraft.org, transmeton albinfo.ch. Ato sigurojnë që personat me aftësi të kufizuara të vërehen dhe të kenë fjalën e tyre në politikë dhe shoqëri.
“Tema e aftësisë së kufizuar nuk është ende `sexy`. Më në fund unë dua ta bëj të tillë”, thotë Alijaj. Ai e sheh veten si forcën lëvizëse të ndryshimeve shoqërore, të krahasueshme me lëvizjen feministe ose LGBTQI.
Për Lomin mund të votoni në këtë link: beobachter.ch/prix-courage/nominiert
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali 52-vjeçari, N. Morina nga Kosova ka gjetur vdekjen pasditen e së mërkurës gjatë kohës sa ishte...
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
-
Irlandë: Ekspozitë nga artisti shqiptar, Azem Koleci
-
Simpoziumi i mantelbardhëve shqiptarë në Zvicër emocionon profesorët nga Kosova e Shqipëria
Jeta në Zvicër
-
Ndërprerje e transportit publik në Gjenevë Priten ndërprerje të mëdha në linjat 15 dhe 17 të rrjetit të TPG gjatë një pjese...
-
Numër rekord i turistëve amerikanë në pistat zvicerane të skive
-
Simpoziumi i mantelbardhëve shqiptarë në Zvicër emocionon profesorët nga Kosova e Shqipëria
-
Hana nga Zvicra, Perla që u zbukuron gëzimet tuaja
-
Pensioni i 13-të i AHV-së do të financohet nga kontributet e punonjësve ose nga një rritje e TVSH-së