Kosova
Ismail Kadare, favorit për çmimin Nobel për letërsi
Në mesin e kandidatëve kryesorë për çmimin Nobel, është edhe shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare
Është bërë e ditur se Komiteti i Nobelit, për dallim nga herat e tjera, këtë vit ka vendosur t’i ndajë dy çmime kryesore për letërsinë, atë për vitin 2018-të dhe për 2019-të.
Pas 70 vjetëve rresht në ndarjen e çmimeve për Nobel, vitin e kaluar për herë të parë në historinë e ndarjes së çmimeve është shtyrë për shkak të një skandali të ngacmimit seksual. Shtatë nga 18 anëtarët e Akademisë suedeze kanë dhënë dorëheqje.
Kandidatët kryesorë që janë përmendur për çmimin Nobel në këtë vit janë: shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, shkrimtarja polake, Olga Tokarczuk, shkrimtari kenian, Ngugi Wa Thiong’o, shkrimtarja amerikane, Joyce Carol Oates dhe shkrimtari japonez, Haruki Murakami.
Gazeta francize “France 24” shkruan se Akademia do të përpiqet të shmangë polemikat këtë vit, andaj do të përpiqet të bëjë zgjedhje të matura. Laureatët pritet të përfshijnë së paku një grua, përcjell albinfo.ch.
Kujtojmë se vendimi për të nderuar këngëtarin dhe tekstshkruesin amerikan, Bob Dylan, në vitin 2016, i ka zemëruar tradicionalistët.
E-Diaspora
-
Kurti thërret mërgimtarët të vijnë në Kosovë për “kafen e fitores” më 9 shkurt "Ejani të pimë së bashku një kafe për fitoren dhe të festojmë gjithë natën e 9...
-
Përmbyllen aktivitetet e Shtëpisë së Kosovës në Davos të Zvicrës
-
Hilmi Gashi zgjidhet kryetar i asamblesë së komunës Muri-Gümligen
-
Ramadush Emini: Lidhjen e Kosovës me mërgatën ta bëjmë prioritet kombëtar
-
Markus Schreiber: Kam vendosur të mësoj shqip
Jeta në Zvicër
-
Kurti thërret mërgimtarët të vijnë në Kosovë për “kafen e fitores” më 9 shkurt "Ejani të pimë së bashku një kafe për fitoren dhe të festojmë gjithë natën e 9...
-
Përmbyllen aktivitetet e Shtëpisë së Kosovës në Davos të Zvicrës
-
Modeli i ri zviceran përmirëson parashikimet e epidemisë
-
Gjeneva shikon mënyrat për të ulur kostot shëndetësore
-
Zvicra regjistroi më shumë se 7,000 kthime të azilkërkuesve në vitin 2024, një rritje prej 18%