Kuriozitete
Itali: Çmimi i shtëpive, vetëm 1 €
Gjysma janë të shkatërruara dhe do të dhurohen me një çmim simbolik prej 1 € (1,20 dollarë amerikanë). Pjesa tjetër janë në gjendje më të mirë dhe do të shiten me çmim të ulët, duke filluar nga 4,00-5,00 €
Rregullat e karantinës po ndryshojnë nga dita në ditë, dhe ka ende paqartësi se kur mund të shkojmë me pushime përsëri. Por, një gjë mbetet konstante në botën e udhëtimeve: shtëpitë prej 1 € të Italisë. Këtë muaj është radha e një qyteti tjetër sicilian, Castiglione di Sicilia, i cili ofron shtëpi me çmimin e një kafeje.
Në shpatet e malit Etna, afër Taorminës elegante dhe plazheve të bregut lindor të Sicilisë, qyteti ka filluar një valë të madhe shitjeje të shtëpive: afërsisht 900 shtëpi të braktisura.
Shumica gjenden në pjesët më të vjetra të qytetit. Gjysma janë të shkatërruara dhe do të dhurohen me një çmim simbolik prej 1 € (1,20 dollarë amerikanë). Pjesa tjetër janë në gjendje më të mirë dhe do të shiten me çmim të ulët, duke filluar nga 4,00-5,00 €.
Kryebashkiaku Antonino Camarda ka ndërmarrë një projekt ambicioz për t’i dhënë frymë të re fshatit të tij, ku popullsia është zvogëluar nga 14,000 banorë në fillim të viteve 1900 në 3,000 sot.
“Ne kemi një trashëgimi të madhe arkitektonike për të shpëtuar, prandaj duhet të bëjmë të pamundurën. Me kalimin e kohës, shumë njerëz janë larguar, duke lënë pas një numër të madh shtëpish të vjetra, piktoreske, madje shumë datojnë që nga periudha e Rilindjes”, thotë ai.
Ndërkohë që shumë qytete të tjera që operojnë me skema të ngjashme kanë nxjerrë në shitje një numër shtëpish për 1 €, Castiglione di Sicilia po i cakton çmimet e pronave në përputhje me gjendjen e tyre. “Ne kemi kryer një studim të thelluar që rendit secilën pronë bazuar në harta dhe të dhëna të regjistrit të tokës. Ndërtesat do të shiten me çmime të ndryshme, sipas kushteve të tyre, duke filluar nga 1 €”, thotë Camarda.
Nëse ka shumë interes për të njëjtën pronë, do të zhvillohet një ankand. Skema, e cila nisi në mars të 2021, është më e madhja e këtij lloji, me të paktën 400 prona në qytet që janë në gjendje të mirë dhe kërkojnë rinovim minimal, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
Dëshironi të përfitoni një prej tyre? Blerësit duhet të hartojnë një plan të detajuar se çfarë lloj shtëpie do të dëshironin dhe si do ta rinovonin atë, në mënyrë që të përputhet më së miri kërkesa me ofertën dhe të ndihmojnë lidhjen midis palëve. Një task-forcë speciale është ngritur për të mbikëqyrur projektin.
“Ne po lëvizim gjatë dy shtigjeve paralele: duke takuar pronarët e vjetër, të cilët po tregojnë interes të madh për të hequr qafe shtëpitë e tyre familjare dhe blerësit e rinj – thotë Camarda – kemi marrë tashmë shumë e-maile nga investitorë dhe njerëz nga e gjithë botën. Këtu ka një mundësi zgjedhjeje të larmishme.
Pra, ku është kleçka?
Blerësit duhet të përfundojnë rinovimet brenda tre viteve. Ndryshe nga shumica e skemave të tjera, megjithatë, nuk kërkohet asnjë depozitë për të garantuar kryerjen e punimeve.
Në vend të kësaj, ata u kërkojnë pronarëve të marrin një policë sigurimi nga një bankë, me vlerë 4,000 €.
“Kjo do t’i kushtonte pronarit të ri 100 € në vit, e cila duket një shumë më e drejtë se sa një garanci depozite,” thotë Camarda. Taksat vendore janë më të ulëta në Sicili në krahasim me pjesën tjetër të Italisë. Blerësit gjithashtu mund të përfitojnë nga skema e “super shpërblimit” të qeverisë italiane, e cila ofron kreditë e taksave prej 110% për ristrukturimet që i bëjnë shtëpitë më miqësore me mjedisin.
“Qytetet fantazmë që kërkojnë gjak të ri”
Qyteti, i shtrirë përgjatë kodrës, është i ndarë në disa rajone, në lartësi të ndryshme. Qendra e vjetër është një labirinth harqesh me rrugica me kalldrëm dhe ndërtesa me porta të zbukuruara me statuja. Giudecca, lagjja hebraike dhe një nga zonat më të vjetra të qytetit, është e mbushur me një numër shtëpish prej guri të braktisura me mure të trasha dhe të shkatërruara.
Shumica e ndërtesave të zbrazëta në këtë zonë kanë një pamje unike, në formë kullëzash të vogla, me hyrje nga rrugë të ndryshme për familjet e shumta që dikur jetonin në to.
Shtëpitë për shitje shtrihen në rrugën kryesore nga kodërza deri në kështjellën madhështore që kurorëzon qytetin, dhe një shesh i vogël panoramik të shtruar me gurë llave. Shumë ish-banorë të qytetit emigruan në Australi dhe Amerikën e Jugut në kërkim të një të ardhmeje më të mirë. Pasardhësit e tyre nuk u kthyen kurrë më, duke lënë në harresë shtëpitë e familjes së tyre.
“Duke u mbështetur në regjistrin e popullsisë dhe tokës, ne po gjurmojmë shumë trashëgimtarë, duke trokitur në dyert e pleqve që janë ende në kontakt, ose e dinë se ku kanë emigruar ato familje. Është një vend i vogël – njerëzit e njohin njëri-tjetrin “, thotë Michele La Rosa, një anëtar i task forcës speciale të kryetarit të bashkisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre














