Lajme
Itali, disa qytete rrezikojnë mbylljen pas rritjes së rasteve me COVID-19
Trendi në rritje i rasteve në Itali është tashmë i dukshëm, me të infektuarit e rinj që janë 19 mijë e 886, ndërkohë që dje ishin 16 mijë e 424, dhe viktimat e deklaruara janë 308.
Niveli i pozitivitetit u rikthye sipër kuotës shqetësuese, 5.4%, 0,8% më shumë se ditën e djeshme.
Lombardia është rikthyer si rajoni më i goditur, i ndjekur nga Emilja Romanja, Veneto dhe Toskana, rajon ky ku rritja është më e lartë se kudo tjetër.
Ndërkohë zona më të vogla, por edhe qytete si Bolonja pritet të marrin javën tjetër masa më të rrepta, të quajtura “portokalli e errët”, një fazë pothuajse karantine.
Nga ana tjetër, qeveria italiane është orientuar për të hapur aktivitetet kulturore, si muze, kinema dhe teatro, në fund të marsit. Rihapja do të zbatohet me kritere të rrepta distancimi dhe me maska të përforcuara, por do të jetë gjithsesi një hap i parë për aktivitete ekonomike që rrezikojnë falimentimin.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Ipeshkvijtë zviceranë ruajnë testet psikologjike për parandalimin e abuzimeve Konferenca e Ipeshkvijve Zviceranë (CES) ka vendosur të vazhdojë kryerjen e vlerësimeve psikologjike për kandidatët pastoralë... -
Studimi në Vaud: Shumë ushqim dhe plastikë përfundojnë në mbeturinat e zakonshme -
Ulje e lehtë e pezullimeve të patentave në Zvicër, përveç tek të rinjtë -
Fluturimi i parë special sjell në Zvicër 211 qytetarë të bllokuar në Lindjen e Mesme -
Pse është kaq e rëndësishme përgjegjësia personale në Zvicër?














