Lajme
Itali, humb jetën nga aksidenti 16-vjeçarja shqiptare, familja dhuron organet
Thellohet dhimbja pas aksidentit të ndodhur në Statale 16 në Viserba ku humbi jetën Simone De Luigi, 18 vjeç, i cili drejtonte një motor skuter. Pas një javë përpjekjesh, humbi betejën edhe Giada Pensierini, 16-vjeçarja që ishte pasagjere me shokun e saj, përcjell albinfo.ch.
Varrimi i Simones u bë të shtunën e kaluar, në Sanctuary of Valdragone. Ndërsa nesër, në orën 15:30, në kishën e San Giuseppe di Gualdicciolo, do të bëhet dhe ceremonia mortore e 16-vjeçares.
Familja autorizoi heqjen e organeve të vajzës të cilat do të dhurohen për të shpëtuar shumë jetë të tjera, u shprehen familjarët, shkruajnë mediat shqiptare.
Ndërkohë, policia rrugore e Riminit, po kryen hetimet për të rindërtuar dinamikën e përplasjes dhe për të zbuluar shkakun e aksidentit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas "Qytetarët duhet të kenë "një zgjedhje të lirë të opsioneve të lëvizshmërisë - në aspektin e... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih














