Shqipëria
Italia dëbon dy shqiptarë, të dyshuar si xhihadistë
Autoritetet italiane kanë deportuar dy shtetas shqiptarë të dyshuar si xhihadistë. Sipas Ministrisë së Brendshme italiane, ata akuzohen për mbështetje të një grupi salafit dhe për favorizim të emigracionit të paligjshëm, shkruan “TCH”.
Shqiptari i parë, i moshës 24-vjeçare dhe me vendbanim në qytetin jugor të Luceras, ka postuar një numër mesazhesh të anti-perëndimit në faqen e tij në “Facebook” dhe ka qenë pjesëtar aktiv i një bisede mes xhihadistësh në “WhatsApp”, siç njoftojnë hetuesit e Barit, përcjell albinfo.ch.
I dyshuari ka qenë gjithashtu në kontakt të ngushtë me një luftëtar të huaj shqiptar, e kishte lidhje me një grup salafit, ku bënin pjesë edhe dy shqiptarë të tjerë të deportuar vitin e kaluar.
Ndërkohë, shqiptari i dytë, 23 vjeç, kishte lidhje të ngushta me të dyshuarin e parë dhe gjithashtu me një organizate kriminale shqiptare, që trafikonte emigrantë në qytetin jugor të Foggias.
Mediat italiane pretendojnë se një total prej 100 ekstremistësh islamikë janë dëbuar nga Italia këtë vit, e 232 që prej 1 janarit të vitit 2015.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës -
Këshilli Federal thotë po për Lojërat Olimpike Dimërore 2038 -
Sistemi i mbrojtjes ajrore Patriot “praktikisht i padobishëm” -
Zvicër: Rriten rastet e abuzimit në migracionin e punës













