Lajme
Itali: Kufizime të reja për të shmangur valën e tretë COVID-19
Qeveria e Italisë do të duhet të vendosë kufizime të reja gjatë sezonit të festave për të shmangur një valë të tretë, shkatërruese të koronavirusit, tha Kryeministri në një intervistë të botuar të martën.
“Më tej, tani nevojiten kufizime të reja … ne duhet të shmangim me çdo kusht një valë të tretë, sepse kjo do të ishte shkatërruese, gjithashtu nga pikëpamja e humbjes së jetëve”, tha Giuseppe Conte për La Stampa, përcjell albinfo.ch.
Qeveria e koalicionit të Contes po konsideron rregulla më të rrepta në mbarë vendin për festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri pasi turmat u dyndën në qendrat e qyteteve gjatë fundjavës menjëherë pasi Roma kishte zbutur disa kufizimet e vendosura muajin e kaluar.
Italia është kombi evropian me numrin më të madh të vdekjeve. Conte tha se një fushatë vaksinimi do të duhej të synonte rreth 10 milionë deri në 15 milionë njerëz në mënyrë që të “kishte një ndikim efektiv në imunitet” dhe se një qëllim i tillë do të arrihej në fund të pranverës ose më së voni para verës, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit Regjistrimi i votuesve jashtë vendit mbyllet në mesnatë: Deri tani mbi 64 mijë aplikime... -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes -
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Shoferi kosovar arrestohet pasi theu kontrollin e policisë Një kosovar (39) theu një kontroll policor në autostradën A15 pranë Volketswil ZH të shtunën në... -
Cilat kompani zvicerane të sigurimeve shëndetësore do të jenë më të lira në vitin 2026? -
Çfarë ndryshimesh në imigracion i presin të huajt në Zvicër në vitin 2026 dhe më tej? -
Zviceranët blejnë 1.7 milionë pemë Krishtlindjesh çdo vit -
Rriten çmimet e birrës në Zvicër














