Shqipëria
Italia e falënderon Shqipërinë, shqiptarët kurrë nuk e braktisin mikun
Shqipëria ka dërguar 30 mjekë dhe infermierë në Itali, në frontin e parë në luftën kundër virusit korona
Kryeministri italian Giuseppe Conte ka shprehur mirenjohjen për Shqipërinë, pasi 30 mjekë dhe infermierë iu bashkuan frontit të parë të luftës kundër koronavirusit në spitalet e tejmbushura të rajoneve veriore.
Conte ka postuar në rrjetin social Twitter fjalën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili ndër të tjera thotë se shqiptarët dhe Shqipëria nuk e braktisin kurrë mikun që gjendet në vështirësi, përcjell albinfo.ch.
Italia ka humbur më shumë se 10 mijë persona nga pandemia, spitalet janë në gjendje kolapsi, pasi edhe nuk mjaftojnë kapacitetet për të përballuar mbingarkesën. Dhjetëra mjekë e infermiere gjithashtu nuk ia dolën ta mposhtin sëmundjen.
Ndërkohë, kreu i LEGA-s, ish-ministër i Brendshëm italian, Matteo Salvini, ka telefonuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, duke e falënderuar për ndihmën me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në luftën kundër koronavirusit.
Salvini është shprehur se me këtë vendim Shqipëria ka demonstruar një ndjeshmëri dhe bujari, që Italia nuk do ta harrojë.
“Një falënderim për popullin shqiptar dhe qeverinë e tij, që duke dërguar mjekët dhe infermierët kanë demonstruar një ndjeshmëri dhe një bujari që nuk do ta harrojmë”, tha Salvini.
Ai i ka premtuar kryeministrit shqiptar, Edi Rama që kur të mbarojë emergjenca, do të bëjë një vizitë në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg













