Lajme
Italia, ithtare e pezullimit të Schengenit, rivendos kontrolle kufitare me Slloveninë
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, deklaroi se situata ndërkombëtare e bëri të nevojshme që Italia të pezullonte Traktatin e Schengenit, pasi qeveria e saj vendosi kontrollet në kufirin e Italisë me Slloveninë duke filluar nga e shtuna e 21 tetorit.
”Pezullimi i Traktatit të Schengenit për lëvizjen e lirë në Evropë është bërë i domosdoshëm për shkak të përkeqësimit të situatës në Lindjen e Mesme, rritjes së flukseve migratore përgjatë rrugës ballkanike dhe, mbi të gjitha, për shkak të çështjeve të sigurisë kombëtare”, tha Meloni në rrjetet sociale.
”Unë marr përgjegjësinë e plotë për këtë”, theksoi ajo.
”Italia rivendosi kontrollet kufitare me Slloveninë si pjesë e strategjisë së saj për të përmirësuar sigurinë e brendshme kundër kërcënimeve të sulmeve terroriste në Evropë”, shkruan Reuters.
”Intensifikimi i pikave të nxehta të krizës në kufijtë e Evropës, veçanërisht pas sulmit ndaj Izraelit, në fakt ka rritur nivelin e kërcënimit të veprimit të dhunshëm edhe brenda Bashkimit”, tha qeveria italiane në një deklaratë.
Meloni tha se qeveria kishte informuar autoritetet e Bashkimit Evropian për vendimin dhe e kishte diskutuar atë me homologët e tyre sllovenë.
”Masat e policisë në kufirin italo-slloven nuk janë të përshtatshme për të garantuar sigurinë e kërkuar”, thuhet në deklaratën e qeverisë, duke cituar flukset e emigrantëve të paligjshëm si një rrezik të mundshëm.
Kontrollet kufitare do të rikthehen që nga 21 tetori për një periudhë fillestare prej 10 ditësh, të cilën qeveria mund të vendosë ta zgjasë.
Sipas traktatit të Schengenit, lëvizja e lirë ndërkufitare normalisht lejohet brenda pjesës më të madhe të Bashkimit Evropian.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?












