Lajme
Italia mund ta braktisë BE-në, nëse nuk ndihmohet
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, në një intervistë për gazetën gjermane Bild tha se në rast se BE-ja nuk ndihmon, atëherë nuk ka më ëndërr të përbashkët europiane.
Thuhet se Italia mund të largohet nga Bashkimi Europian, në rast se kjo e fundit nuk e ndihmon në përballimin e krizës së Covid-19 dhe gjithë pasojave të saj, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri italian, Giuseppe Conte, në një intervistë për gazetën gjermane Bild tha se në rast se BE nuk ndihmon, atëherë nuk ka më ëndërr të përbashkët europiane:
“Është në interesin reciprok që Evropa të marrë një hap, kjo varet nga sfidat, përndryshe ne duhet të braktisim absolutisht ëndrrën evropiane dhe të themi secili është për veten e tij.
Po ashtu, Evropa duhet të përgjigjet pa ‘nëse’ dhe pa ‘por’, përndryshe qytetarët do të zhgënjehen”.
Gjithashtu, kryeministri italian u shpreh se italianëve u ka vdekur besimi te BE-ja, e cila në mes të kësaj krize të paprecendtë më parë, shëndetësore, sociale dhe ekonomike, po i lë ende në pritje:
“Nuk mund të qëndrojmë duarkryq deri në fund: durimi me Europën ka vdekur”.
Ai tha se Italia po fiton një përvojë të madhe kundër Covid-19 dhe nëse arrin të tejkalojë fazën kritike brenda vendit, do të mund të ndihmojnë dhe vendet e tjera.
Sistemi shëndetësor italian është “shumë efikas dhe kompleks, por është e qartë se një emergjencë e tillë kaq e përqëndruar dhe e shpejtë i ka dhënë tendosje sistemit.
Sipas Contes, Italia tani ndodhet në fazën e dytë të luftës kundër Covid-19: rregullimi i jetës sociale dhe ekonomike në një mënyrë absolutisht të ndryshme, të bëhen gati të jetojnë me virusin, të vetëdijshëm se vaksina nuk do të jetë gati edhe për disa muaj.
Deri më tani, Italisë i është dashur të përballet e vetme me katastrofën sociale dhe ekonomike të Covid-19.
Kina, Shqipëria dhe Gjermania kanë qenë të vetmet shtete që kanë ndihmuar Italinë duke ndihmuar me staf mjekësor.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria
Shqipëria në mesin e destinacioneve më të preferuara për pushime nga zviceranët këtë verë Blick: Rajoni i Ballkanit po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për pushime nga... -
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation












