Lajme
Italia në izolim total gjatë festave, Conte: Situata është e vështirë në mbarë Evropën
Italia do të hyjë në një izolim kombëtar për periudhën dërrmuese të pushimeve gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Lajmin e bëri të ditur kryeministri Giuseppe Conte, qeveria e të cilit po punon për të parandaluar një rritje të rasteve me coronavirus, raporton euronews, transmeton Albinfo.ch.
Njoftimi i dha fund dilemave që ekzistonin brenda koalicionit qeveritar, i ndarë mes atyre që duan një izolim total dhe atyre që i mëshojnë kufizimeve më të lehta për të ndihmuar bizneset dhe për të lejuar familjet të bashkohen për festa.
“Situata është e vështirë në mbarë Evropën. Virusi vijon të qarkullojë kudo. Ekspertët tanë ishin të shqetësuar se do të ketë një rritje të rasteve për Krishtlindje. Ndaj na u desh të vepronim, por ju siguroj se nuk ishte një vendim i lehtë”, u shpreh Giuseppe Conte.
Në kuadër të rregullave të reja, dyqanet e panevojshme do të mbyllen mes datave 24-27 dhjetor, 31 dhjetor-3 janar dhe 5 deri në 6 janar.
Sidoqoftë, vizita të kufizuara do të lejohen; si për shembull për të takuar njerëzit e moshuar që jetojnë vetëm. Conte tha se policia nuk do të dërgohet në shtëpitë e qytetarëve për të kontrolluar që rregullat të zbatohen, por u bëri thirrje italianëve të tregohen të përgjegjshëm.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë











